Google synon të zgjerojë linjën e tij të smartfonëve Pixel, duke synuar masën përmes çmimit të ulët. Sipas Economic Times, kompania do të lançojë një model të ri smartfoni në periudhën korrik-gusht. Aparati është ideuar për tregjet në rritje si ai i Indisë, ku ai do të afirmohet.
Sipas medias aziatike, Pixel Phone është një aparat hi-tch që synohet të mbushë vitrinat e dyqaneve indiane. Brenda një viti, në Indi pritet mbërritja e laptopëve Pixelbook së bashku me aparatura të tjera inteligjente që Google i prodhon nën markën Nest.



