Kriza në Mal të Zi/ Milo: Abazoviç mund të bëhet kryeministër, shqiptarët ta mbështesin fort

Kriza në Mal të Zi/ Milo: Abazoviç mund të bëhet kryeministër, shqiptarët ta mbështesin fort

Në 5 shkurt, Parlamenti rrëzoi qeverinë e Malit të Zi pas 14 muajve në pushtet, përmes votimit të mocionit të mosbesimit, ndërsa sot pritet edhe votimi për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit.

Paskal Milo, ish Ministër i Jashtëm në studion e lajmeve në MCN TV deklaroi se gjasat janë të gjitha që Abazoviç të bëhet kryeministër dhe të krijohet një qeveri në minorancë.

Kjo mbetet e rëndësishme për shqiptarët sepse për herë të parë në krye vihet një shqiptar, duke goditur një parti pro-serbe. Sipas Milos, Qeveria e Abazoviç nëse do krijohet do jetë e përkohshme dhe do i lënë vendin krijimit të zgjedhjeve parlamentare.

Intervista

Z. Milo, 1 vit në detyrë dhe bie qeveria e Malit të Zi. Ky rrëzim mund të ngrejë në krye të qeverisë, Dritan Abazoviç?

Janë të gjitha gjasat që Abazoviç të bëhet kryeministër i Malit të Zi dhe do ketë mbështetjen e partisë së Gjukanovic. Fakti që ata bashkuan votat për të rrëzuar kryeministrin aktual, llogaritjet bëhen për të pasur një qeveri në minorancë por që mendoj se do jetë e përkohshme. Gjasat janë që sot do votohet dhe për shkarkimin e kryetarit të kuvendit të Malit të Zi kështu që ka zhvillime të rëndësishme atje, duke treguar se ka një krizë tashmë disa mujore por që nuk besoj se do zgjidhet as me miratimin e qeverisë së ardhshme.

Ekziston skenari i zgjedhjeve të parakohshme? Do dëmtonte ky proces, Malin e Zi? Çfarë do të thoshte për shqiptarët, marrja e drejtimit të qeverisës nga Abazoviç?

Ka rëndësi sepse për herë të parë në krye vihet një shqiptar, nuk është thjeshtë një arsye kjo pse shqiptaret duhet ta mbështesin fort por është dhe se goditën një parti pro-serbe e cila duket që ka lidhje të ngushta me Beogradin dhe është një nga faktorët kryesor që kërkon stabilizimin e Malit të Zi.

Patjetër që kriza politike e dëmton sepse sjell paqëndrueshmëri e cila reflektohet jo vetëm në funksionimin e shtetit por ka një rrezatim më të gjerë në të gjitha fushat por nga ana tjetër dëshmon se ka mundësi për ti thënë ndal politikave pro-serbe që s’kanë hequr dorë nga synimet e tyre që kanë për Malin e Zi dhe konceptimi i tyre i vjetër si pjesë e ish-jugosllavisë, kjo ka progres, por dhe rrezik, pasi një lëvizje tjetër politike mund të shkarkojnë thellim të mëtejshëm të krizës. Qeveria e Abazoviç nëse do krijohet do jetë e përkohshme dhe do i lënë vendin krijimit të zgjedhjeve parlamentare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy