Paleontologjia në krizë, mungojnë specialistët (VIDEO)

Paleontologjia në krizë, mungojnë specialistët (VIDEO)

Paleontologjia njihet si shkenca që studion kafshët dhe bimët e lashta, që kanë jetuar gjatë epokave të kaluara gjeologjike e janë ruajtur në trajtë fosilesh. E cilësuar si shkencë biologjike, por e lidhur ngushtë me gjeologjinë, studimet e mirëfillta paleontologjike në Shqipëri filluan të kryhen në vitet ‘50, kur u ngrit edhe sektori i parë për to në Laboratorin qendror të gjeologjisë. Por sot, paleontologjia në Shqipëri duket se po jeton ditët e saj më të këqija. Pas viteve 2000 duket se në Shqipëri nuk ka thuajse asnjë ekspeditë, ndërkohë që ajo çfarë specialistët e konsiderojnë si alarmante është mungesa e paleontologëve.

Prof. dr. Selam Meço, paleontolog, stratigraf, thotë se në këtë fushë është krijuar një boshllëk.

“Studime paleontologjike në Shqipëri ka shumë dhe përqendrimi më i madh, jo gjithmonë të botuara, ka qenë në naftë, sepse industria e naftës ka nevojë për paleontologjinë dhe mikropaleontologjinë. Paelontologë të arsimuar pothuajse nuk ka. Të gjithë ata që kanë qenë kanë dalë në pension ose janë ndarë edhe nga jeta. Ky është një boshllëk i madh dhe nëse nuk do të mendohet që të fillojë kjo punë, nesër do të jetë shumë keq për studimet gjeologjike”, thotë ai.

Ndërsa prof. dr. Pëllumb Sadushi, mikro-paleontolog, thotë se “paleontologjia në vendin tonë nuk është ajo që kanë qenë para viteve 2000. Qoftë Instituti i naftës, edhe i Gjeologjisë pothuaj u shkrinë dhe u shkatërrua e gjithë baza materiale”.

Përgatitja e paleontologëve të rinj shqiptarë sipas profesor Selam Meços duhet të kryhet jashtë vendit, pasi në vend mungojnë profesorët e fushës, laboratorët përkatës, por edhe literature.

“Ministria e Arsimit duhet të jetë e para, por që ta bëjë këtë punë ajo duhet të komunikojë me fakultetin dhe specialistë, por filimisht duhet ta kuptojë rëndësinë e kësaj pune”, thotë Meço.

Në Shqipëri është i madh interesi i të huajve në lidhje me studimet paleontologjike. Vendi ynë ka ndërtim gjeologjik shumë heterogjen, ndërsa fosilet më të hershme të dokumentuara janë gjetur në zonën e Korabit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy