Ukraina: Rusia do të lëshojë një raketë balistike ndërkontinentale

Ukraina: Rusia do të lëshojë një raketë balistike ndërkontinentale

Shërbimi i inteligjencës ushtarake të Ukrainës (GUR) deklaron se Rusia po planifikon të lëshojë një raketë balistike ndërkontinentale me qëllim frikësimin e Ukrainës dhe Perëndimit.

Lëshimi i saj gjatë natës mes të dielës dhe të hënës u urdhërua nga rajoni Sverdlovsk i Rusisë, tha shërbimi GUR në një deklaratë në aplikacionin Telegram.

Më tej shtohet se rrezja e raketës tejkalon 10000 kilometra.

Me qëllim që të ushtrojë presion dhe të frikësojë në mënyrë të dukshme Ukrainën, si dhe shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe NATO-s vendi agresor Rusia synon të kryejë një lëshim, për qëllime stërvitore dhe luftarake, të një rakete balistike ndërkontinentale RS-24”, thuhet në deklaratën e GUR.

Për momentin, Rusia nuk ka bërë asnjë koment mbi njoftimin e shërbimit të inteligjencës ushtarake ukrainase.

Lëshimi i mundshëm i raketës e cila është në gjendje të transportojë armë bërthamore vjen pas bisedimeve të paqes në Stamboll më 16 maj dhe vjen vetëm disa orë para një telefonate të planifikuar midis presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit të SHBA-së Donald Trump.

Lëshimi do të bëhet pranë fshatit Svobodny në Oblastin Sverdlovsk, afërsisht 100 kilometra në verilindje të Jekaterinburgut.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy