
Departamenti Amerikan i Thesarit ka hequr sanksionet ndaj kolonëve të dhunshëm izraelitë dhe organizatave që kanë pasur një rol në trazirat në Bregun Perëndimor të pushtuar në përputhje me një urdhër ekzekutiv të presidentit të ri.
Zyra e Kontrollit të Punëve të Jashtme (OFAC), e cila është përgjegjëse për administrimin e regjimit të sanksioneve të SHBA-së, konfirmoi se të 17 individët dhe 16 organizatat janë tani të lirë nga lista e zezë dhe do të kenë të liruar çdo pronë ose aset të bllokuar.
Sanksionet u vendosën në bazë të një urdhri ekzekutiv të nënshkruar nga presidenti Joe Biden në shkurt 2024, në mes të sulmeve të dhunshme dhe intensive të kolonëve izraelitë, që mbështeten nga shteti.



