
Ministria gjermane e Drejtësisë po kërkon që aplikacioni i mesazheve Telegram të hapet për zbatimin e ligjit dhe të paguajë një gjobë shumë miliona euro. Lajmi vjen pasi një njësi elitare e policisë u shpërbë lidhur me bisedat në grupe ekstremiste.
Çdo muaj, më shumë se 500 milionë përdorues të smartfonëve përdorin aplikacionin Telegram. Aplikacioni enkripton të gjitha bisedat dhe thirrjet. Themeluesi i tij rus, Pavel Durov, nuk ka pranuar ndërhyrjen as të organeve të zbatimit të ligjit, gjë që e kanë bërë gjigantët e tjerë të rrjeteve sociale si Facebook / WhatsApp dhe Twitter.
Pavarësisht raportimeve për tregjet e drogës, kriminalitetin dhe përhapjes së "keqinformimit" në Telegram, Durov vazhdimisht u ka mohuar autoriteteve shtetërore qasjen në të dhënat e përdoruesve të tij, me këmbënguljen se privatësia është kryesore dhe pika e shitjes së kompanisë. "Deri më sot, ne kemi zbuluar 0 bajtë të të dhënave të përdoruesve për palët e treta, duke përfshirë qeveritë," thuhet në një deklaratë në faqen e internetit të Telegram.
Qeveria gjermane bëhet e para që qëkon më shumë akses. Në një artikull për Durov, “Der Spiegel” shkruan se Ministria Gjermane e Drejtësisë po kërkon që platforma "të bëhet e arritshme nga autoritetet… të fshijë menjëherë përmbajtjen kriminale dhe t’u kalojë në mënyrë aktive të dhënat e përdoruesve hetuesve".
Zyra Federale e Drejtësisë, që vepron nën kujdesin e ministrisë, po heton Telegram për mosofrimin e një procedure të ankimit penal dhe për dështimin për të caktuar një person kontakti për autoritetet. Kompania mund të gjobitet deri në 55 milion € (66.6 milion $), njoftoi Der Spiegel.
Kjo lëvizje erdhi pasi autoritetet në Frankfurt shpërndanë një njësi elitë policie. Komanda e operacioneve speciale, e njohur si SEK, u shpërbë pasi rreth 20 anëtarë të forcës përdorën aplikacione mesazhesh për të shkëmbyer përmbajtje ekstremiste, duke përfshirë imazhe të Adolf Hitlerit dhe kryqit të thyer, të cilat janë të jashtëligjshme në Gjermani.



