Sulmi ndaj Kongresit amerikan, "The Simpsons" ka parashikuar gjithçka

Sulmi ndaj Kongresit amerikan, "The Simpsons" ka parashikuar gjithçka

Skena që krisi imazhin e demokracisë amerikane, ku qindra qytetarë arritën të futen në Kongres ndërkohë që do të konfirmohej rezultati i zgjedhjeve të fituara nga Joe Biden, është parashikuar nga Matt Groening, krijuesi i “The Simpsons”.

Në episodin e parë të sezonit të 11-të, protagonistët e The Simpson, Mel Gibson së bashku me Homerin, fillojnë sulmin ndaj Kongresit.

Tre vjet më parë, në një episod tjetër, u paraqit skenari shqetësues i sulmit në Capitol Hill.

Trumpianët e veshur me brirë dhe lesh, si konspiracionisti Jake Angeli, i quajtur Shaman, sulmuan selinë e Kongresit, së bashku me qindra njerëz të ekzaltuar, shkatëruan dyert, tavolinat, dritaret dhe u shfaqëm me  parullat e tyre në ambientet e Capitol Hill.

Imazhe këto që kanë bërë xhiron e botës, duke ngjarllur befasi dhe çorientim në miliona njerëz.

 Por jo të gjithë adhuruesit e serialit vizatimor më të famshëm në botë, "The Simpsons", e kishin parashikuar këtë skenë.

Në një prej episodeve të këtij seriali vizatimor, njëri  prej senatorëve vritet nga Gibson. Groening, si një vëzhgues i mprehtë i realitetit, ka treguar ndër vite që mund të parashikojë shumë situata, duke nisur nga performanca futuriste e Lady Gaga në Super Boël, e imagjinuar tetë vjet më parë, deri tek zgjedhja e Donald Trump, e paralajmëruar në episodin "Bart to the Future"  i transmetuar në vitin 2000.

Sulmi që mbështetësit e Trump bënë në Capitol Hill është paraqitur në një prej episodeve të transmetuara në 1 nëntor të 2020, dy ditë para zgjedhjeve presidenciale me titull "Treehouse of Horror XXXI" i cili paraqet një skenar të luftës civile, si pasojë e një revolte pas zgjedhjeve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy