Berisha për vendimin e hapjes së negociatave: Kur të vijmë në pushtet, përshpejtojmë rrugën drejt BE-së

Berisha për vendimin e hapjes së negociatave: Kur të vijmë në pushtet, përshpejtojmë rrugën drejt BE-së

Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një konference të sotme për media ka përshëndetur vendimin e Bashkimit Evropian për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Ai u shprej se PD-ja nesër në pushtet do të ndërmarrë çdo reformë për ta përshpejtuar këtë proces.

Berisha i ka kërkuar publikisht kryeministrit Rama që të heqë dorë nga ligji për amnistinë fiskale dhe mos të dalë kundër rekomandimeve të vendeve partnere. 

Ai tha se kur të vijnë në pushtet do të anulojnë amnistinë fiskale dhe emrat e personave që kanë përfituar nga amnistia fiskale do t’u jepen policive të shteteve të Bashkimit Europian.

Këto ditë, do të mbahet Konferenca e Parë e qeverisë shqiptare me Komisionin Europian, akt që shënon hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në, hapje që ndodh në një kohë të dytë, pas konferencës së parë.

Me këtë rast, në emër të PD-së, e cila ka qenë dhe mbetet lokomotivë e integrimit, shpreh mirënjohjen më të thellë për KE dhe vendet anëtare, për vendimin miqësor ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe aspiratave të tyre për integrimin e plotë të vendit në BE si e ardhmja më e shkëlqyer e tyre.

Gjithashtu siguroj BE-në se PD sot në opozitë do të mbështesë dhe nesër në pushtet do të miratojë çdo akt, vendim dhe reformë të nevojshme për avancimin e procesit të integrimit në BE.

Nga ana tjetër u bëj thirrje vendeve anëtare që të insistojë deri në fund kundër miratimit të këtij ligji që dëshmon lidhjet e tmerrshme të regjimit të Edi Ramës me organizatat kriminale brenda dhe jashtë vendit.

PD organizohet se me të ardhur në pushtet, ajo do invalidojë këtë amnisti dhe do vendosë para ligjit të gjithë personave që kanë përfituar nga kjo amnisti, duke u kërkuar burimin e të ardhurave. Emrat e këtyre personave do u jepen organeve fiskale dhe penale jashtë për t’i përndjekur nëse kanë veprimtari atje.

Edhe njëherë shpreh mirënjohjen time të thellë ndaj BE-së dhe vendeve anëtare dhe e konsideroj turp qëndrimin bukëshkalë të Edi Ramës.

Nga ana tjetër Berisha ka prezantuar sekretarin e ri për marrëdhëniet ndërkombëtare në Partinë Demokratike.

Berisha tha se ai është Enri Ceno i diplomuar për drejtësi, me master në Londër dhe një seri kualifikimesh në SHBA.

Të paraqesë para Partisë Demokratike sekretarin për marrëdhëniet ndërkombëtare i cili emërohet nga kryetari i kësaj partie. Ai është Enri Ceno i diplomuar për drejtësi, me master në Londër dhe një seri kualifikimesh kryesisht në SHBA në fusha të ndryshme politike.

Duke emëruar zotin Ceno në këtë funksion shpreh bindjen më të madhe se ai do të përmbushë këtë detyrë të rëndësishme për Partinë Demokratike

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy