Një zvicerian ka gjetur një mënyrë të lehtë për të bërë para. Ai shet në eBay autografe të njerëzve të njohur që i ka mbedhur në vite. Mes firmave të vipave, ai ka në shitje edhe atë të ish-kryeministrit shqiptar, Sali Berisha, që rezulton më e shtrenjta, raporton “BalkanWeb”.
Është e paqartë pse koleksionisti zvicerian ka vendosur një vlerë të lartë për autografin e ish-kryeministrit të Shqipërisë megjithatë është fakt se në eBay ai ka “mundur” edhe yjet botërorë të kinematografisë, muzikës, futbollit por dhe politikës.
Vlera e autografeve të nxjerra në shitje në eBay
Sali Berisha 80 USD
Gregory Peck 75 USD
Enrique Iglesias 72 USD
Gina Lollobrigida 65 USD
Gregory Peck 75 USD
Brigitte Bardot 27.99 USD
Mireille Mathieu 39.99 USD
Angela Merkel 85.5 USD
Brigitte Nielsen 76.50 USD
Gerhard Schroder 55 EUR
Dustin Hoffman 71.99 USD
Franz Beckenbauer 30 USD



