Daçiç: Ka ardhur koha për kufij mes serbëve dhe shqiptarëve

Daçiç: Ka ardhur koha për kufij mes serbëve dhe shqiptarëve

Në një artikull të shkruar për të përditshmen “Blic”, ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, shprehet se do të shihet mundësia vendosjes së kufijve në kohën kur presidenti Aleksandar Vuçiç ka theksuar nevojën e dialogut lidhur me Kosovën.

“Përsmes një marrëveshjeje mes serbëve dhe shqiptarëve, ky mund të jetë një kompromis që kthehet në zgjidhje të përhershme, shoqëruar me një status të veçantë për kishat dhe manastiret e komunitetit serb në zonat e Kosovës jugore. Nëse do të rezultojë e pamundur ose e papranueshme, nuk do të trishtohemi, por të punojmë për gjetjen e një zgjidhjeje afatgjatë”, ka thënë ai.

Sipas Daçiç, dialogu për Kosovën dhe Metohinë po i jep përgjigje pyetjes se sa të matur janë serbët.

“Kosova është pasuria jonë, por jemi ne ata që e përcaktojmë vlerën dhe rëndësinë vetëm me një kusht: atë të të gjitha kushteve të së ardhmes. Nuk duhet të ketë gjak dhe kjo duhet të jetë vija jonë e kuqe”, shprehet ai.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy