
Ky është momenti kur ky ari pa borë për herë të parë pasi kaloi 20 vjet të jetës së tij në një kafaz.
Ai është marrë kur ishte një këlysh i vogël dhe kurrë nuk ka qenë jashtë.
Video është filmuar në Ukrainë dhe duket kur ariu është liruar për të vijuar i lirë pjesën e mbetur të jetës
Ariu, i quajtur Buri, ishte marrë e futur në kafaz që këlysh, e nuk ishte lejuar më që të shihet botën e jashtme.
Por tre javë më parë Buri është shpëtuar nga robërimi dhe është i lënë i lirë në habitatin e tij normal.
Kohët e fundit në Ukrainë ka pasur shumë pak rregull për mbajtjen e kafshëve në robëri.
Si rezultat, qindra arinj dhe kafshë të tjera të egra mbahen ende privatisht apo si pjesë e argëtimeve të restorante jashtë në vend.



