Zogaj: Politika në fushatë është një shfaqje, dhe Rama është mjeshtri i saj

Zogaj: Politika në fushatë është një shfaqje, dhe Rama është mjeshtri i saj

Analisti, Preç Zogaj, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit," ka theksuar se politika gjatë fushatave është një shfaqje spektakli, ku politikanët përdorin metafora, simbole dhe humor për të komunikuar me publikun.

Sipas tij, Edi Rama është mjeshtri i kësaj loje, duke shpikur strategji dhe manovra të reja për të mbajtur vëmendjen e qytetarëve, siç e bëri me ndarjen e tij me Ilir Metën në 2017 dhe përdorimin e "timonit".

Zogaj komentoi gjithashtu situatën politike aktuale, duke theksuar se Basha ka pasur mundësinë të dalë më në skenë, pavarësisht se deri tani ka qenë periferik në politikë. Ai e krahasoi këtë periudhë me një "telenovelë politike", ku humorin dhe mesazhet politike përdoren për të arritur objektivat dhe për të relativizuar gabimet e mëparshme.

“Politika, në fakt, në fushatë është shfaqje; kryesisht është shfaqje. E sepse brenda shfaqin strategjitë dhe programet, sepse nuk do të ishte e tmerrshme që të flasin tërë kohën vetëm për programe, programe. Prandaj është shfaqje, janë gjetje, ka spektakël, ka metafora, ka simbole.

Rama di ta bëjë këtë shfaqje, se të flasim drejtë, apo mos ia hamë hakun. Ai është mjeshtri i kësaj gjëje. Mjeshtri i kësaj, me thënë të drejtë, ai gjithmonë shpik këto gjëra herët. Po të futi në lojë, po po, ai shpik qëllimisht nga këto.

Edhe në një fushatë, ka pasur gjithmonë vetëm një timon. Tërë kohën, po me atë të vitit 2017, donte të justifikonte ndarjen me Ilir Metën dhe mori timonin. "Nuk më ka lënë ky," thoshte edhe. Dy duar, dy palë duar, një timon.

Kështu vazhdimisht ka vepruar, edhe në vitin 2021, e kishte një parandjenjë për Dajën, se ashtu ishin bërë lojrat. Vdiq mandati, po zgjedhjet vendore, nuk mund të shpërblehesh. Opozita nuk mund të shpërblejë në rrugën që ndoqi.

Sot, kësaj radhe, duket ka qenë kërkim, dhe nuk i ka dalë, si me thënë, pjesa për të ndërtuar një vazhdimësi me Saliun. Ndoshta edhe s'ka dashur, pavarësisht se ka krijuar këtë. Si në metaforën e bufit, ka dhe humor brenda, por nganjëherë dhe nuk duhet tepruar shumë.

uli ka përfituar, po unë e thashë pak më parë që Rama e nisi, duket se ai donte të nxirrte ca përfitime për vete, që edhe për t'ia dhënë. Nëpër skenë, skeqi i tij, derisa Ylli e nisi emisionin me këtë gjë, do të thotë që e ka fituar.

Nuk ka rëndësi lloji i personazhit, ai po qe prezent në të gjithë veprën. Ai është personazh kryesor. Basha ka pasur rrezikun ta marrë seriozisht këtë, por më mirë u përgjigj me një mënyrë kështu, jo humoristike, po themi, që si në mënyrë serioze. Ajo ka kapur dhe në fakt.

Kjo është në favor të Bashës, sepse i ka dhënë mundësi që ai të dalë në skenë, në sipërfaqe. Basha, pak a shumë, ishte shumë periferik, kishte përfunduar shumë periferik në gjithë ligjërimin politik. Në dukje me mediat, po ai përdorte Facebook-un e tij, por media nuk e shfaqte, nuk kishte vend për të. Nuk e kishte vënë për të, sepse ai ishte i gatshëm kundrejt çdo ftesë që paraqitej."

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy