Prezantimi i projekteve të rindërtimit/ Rama: Nisim me familjet më të prekura dhe me më pak të ardhura (VIDEO)

Prezantimi i projekteve të rindërtimit/ Rama: Nisim me familjet më të prekura dhe me më pak të ardhura (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të projektit të rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit ka theksuar se ndërtimi do të nisë së pari nga familjet që kanë më shumë nevojë dhe që janë në kushte më të vështira.

“Rindërtimi në territor do të nisë nga familjet më të prekura dhe me më pak të ardhura dhe mundësi për të dalë situata e vështirë pas tërmetit”.

“Të parët që do kenë një strehë do jenë ata që kanë më shumë se të tjerët domosdoshmërinë për të hyrë në një shtëpi të re. Synohet që brenda këtij viti të kemi sistemuar disa mijëra familje. Shtëpitë e para do të jenë për familjet në çadra që nuk duan të shkëputen nga tokat e tyre”, u shpreh kreu i qeverisë.

Në këtë konferencu u bë prezantimi i projekteve të rindërtimit, ku u pasqyruan modelet e rindërtimit për familjet e prekura që kanë humbur shtëpinë në fshat që hyjnë në fazën e garës ndërkombëtare për kompanitë që do të ndërtojnë banesat individuale.

Kryeministri preku një temë që e sjell shpesh në vëmendje, hapja me këtë proces e fronteve të mëdha të punës në sektorin e ndërtimit, por mungesa e krahut të punës. Për këtë arsye, Rama tha se me kompanitë që do fitojnë garën për të ndërtuar do bisedohet për pagesa të konsiderueshme, si dhe do bëhet trajnim i krahut të punës.

“Me këtë proces hapet një front i madh punësimi ku qëllimi ynë është të kërkojmë nga kompanitë që do hyjnë si fituese të vendosin paga të konsiderueshme dhe jo paga të ulëta, apo minimale për punëtorët. Do kërkohet një punë që nis në ditët në vijim për të trajnuar krahë pune. Do ju referohemi shkollave profesionale, ftojmë nxënësit e shkollave profesionale që të aplikojnë të marrin pjesë në këtë zhvillim kaq të rëndësishëm për vendin e të favorshëm për të rritur kapacitetet profesionale dhe teknike. Bëhet fjalë për shumë vende pune, sot po e shohim shumëe mirë që ka plot nevoja madje edhe alarmante në këtë fushë nga kompanitë që kanë nisur meremetimet dhe ska kapaciteteve të mjaftueshme si pasojë e shumë juristëve që qëndrojnë në kafenenë poshtë dhe thonë jemi pa punë“.

Kryeministri theksoi se për ato familje me disa kurora që kanë humbur një shtëpi do mund të marrin aq shtëpi sa kanë kurora.

“Ky do jetë proces transparent për të mos i hapur rrugë abuzimeve, e për të mos stimuluar kurora me normë pune për të marrë një shtëpi të re“.

Ndërkohë sipas ministres Elva Margariti do krijohen lagje krejtësisht të reja, në të cilat do grumbullohen dhe familje që janë në zona të largta nga qendrat.

 “Do të ketë tre lloje banesash; banesa njëkatëshe, teknologji modulare, kopsht bujqësor, oborr dhe verandë. Elementët përbërës të shtëpive; bazamenti, struktura, muret dhe izolimi, çatia. I jemi bazuar rezistencës së tërmetit 9 ballë” ishte kjo deklarata e Margaritit. Ky propozim u mbështet nga Kryeministri Edi Rama, i cili tha se rindërtimi do fillojë nga Thumana, e cila është një nga zonat më të prekura", tha ministrja Margariti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy