Nuk është si Shtëpia e Bardhë, por ka plot hapësirë dhe komoditet për familjen e Barak Obamës pas mbarimit të dy mandateve si president i SHBA-ve.
Familja e Obamës do të vendoset në një shtëpi në Kalorama, pranë Uashingtonit.
Fotot e mëposhtme të siguruara nga mediat amerikane tregojnë mjediset e brendshme dhe të jashtme të shtëpisë së re të Obamës.
Pas zgjedhjeve të nëntorit, Obama do të qëndrojë në detyrë deri në fillim të vitit 2017, kur do t’i lëshojë zyrën kandidatit fitues të garës presidenciale.



