
Virologët në Britaninë e Madhe janë alarmuar nga përhapja e 'Centaurus' , nënvariantit të ri të Omicron në vend.
I zbuluar për herë të parë në Indi që nga fillimi i majit, ky nënvariant është lokalizuar në disa vende si Mbretëria e Bashkuar, Australi, Gjermani, Shtetet e Bashkuara, Japoni, Zelandën e Re, Indonezi, Nepal dhe Kanada.
BA.2.75 mutacioni i Omicron, një variant i një varianti që sigurisht është një kandidat i mundshëm për të marrë vendin e BA.5.
Kështu tha virologu i Kolegjit Imperial në Londër, Tom Peacock.
'Centaurus' duket se përhapet edhe më shpejt se Omicron BA.5 dhe mund të shoqërohet me sëmundje më serioze.



