Musk konfirmon ofertën prej 1 miliard dollarësh për të riemërtuar Wikipedia-n

Musk konfirmon ofertën prej 1 miliard dollarësh për të riemërtuar Wikipedia-n

Elon Musk ka konfirmuar se oferta e tij për të paguar 1 miliard dollarë që Wikipedia të ndryshojë emrin e saj në "Dickipedia" është ende në tryezë. Pronari i X fillimisht e bëri propozimin mes akuzave se enciklopedia ka paragjykime dhe etiketime me bazë nga e majta.  

Drupal Ad

Të martën, një përdorues i X kujtoi ofertën e Musk, së cilës miliarderi iu përgjigj “E vërtetë. Oferta ende qëndron.”  

Në fillim të këtij viti, Musk pohoi se Wikipedia duhej rregulluar mes akuzave se uebsajti lejon artikuj që i cilësojnë republikanët dhe presidentin e sapozgjedhur të SHBA-së, Donald Trump si "fashist" dhe promovojnë narrativa të tjera të krahut të majtë.

Ai pretendoi se enciklopedia "kontrollohet nga aktivistë të së majtës ekstreme" dhe u bëri thirrje njerëzve që të ndalojnë së dhuruari për të.  

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy