Durrës/ Dyshohet se 22-vjeçarja nga Venezuela së bashku me 3 vajza të tjera ushtronin aktivitetin e prostitucionit. Garo: Jetonin prej një viti në godinë (VIDEO)

Durrës/ Dyshohet se 22-vjeçarja nga Venezuela së bashku me 3 vajza të tjera ushtronin aktivitetin e prostitucionit. Garo: Jetonin prej një viti në godinë (VIDEO)

Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e pasdites së djeshme në qytetin e Durrësit, ku një 22-vjeçare nga Venezuela u hodh nga kati i dytë i një hoteli nga një 39-vjeçar nga Shijaku.

Korrespondentja e MCN Tv në Durrës, Ervina Garo në një lidhje të drejtpërdrejtë me MCN Live tha se ka dyshime se vajza nga Venezuela, Dariana Lianres së bashku me 3 vajza të tjera nga Amerika Latine ushtronin aktivitetin e prostitucionin në godinën ku ato banonin prej 1 viti.

Duke vijuar më tej, Garo tha se ngjarja ende po verifikohet nga policia dhe se 39-vjeçari mohon ta ketë shtyrë të renë, ndërkohë që ajo pretendon të kundërtën.

Ngjarje që ka ndodhur 14: 40 për shkak të një konflikti që ka nisur verbalisht dhe ka degjeneruar në konflikt fizik, janë rrahur me njëri tjetrin dhe 39-vjeçari ka shtyrë përtej dritares Dariana Linares-in. Ajo është shoqëruar për në spitalin e Durrësit, asnjeri nuk ka pësuar dëme.

Edhe 39-vjeçari është parë i gjakosur, dyshohet se konflikti ka nisur për një sasi parash. Janë ngritur dyshimet për një aktivitet të paligjshëm që ushtrohet në këtë godinë.  

Menjëherë pas ngjarjes vajzat që jetonin me 22-vjeçaren nga Venezuela janë bëri gati për t’u larguar. Policia i ka shoqëruar, i ka pyetur, për të kuptuar se për çfarë aktiviteti bëhet fjalë. 22 vjeçarja i qëndron tezës së është shtyrë nga 39-vjeçari.

Flasim për 1 vit qëndrimi të vajzave në hotel. Po kjo mbetet për të verifikuar. Nga polica nuk ka të arrestuar, por persona të marrë në pyetje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy