
Humbja e thellë e të djathtës po analizohet në forma nga më të ndryshmet.
Një zë tjetër opozitar nga partia LZHD, anëtari i Këshillit bashkiak Fabian Topollaj, thotë në një komunikim me MCN live, se vota e qytetarëve ishte një ndëshkim për partitë opozitare.
Sipas tij, opozita nuk ofroi asnjë gjë ndryshe nga kjo mazhorancë.
Vota është një leksion në politike, vota është indikatori që i tregon më qartë gjërat se kushdo tjetër.
E prisja këtë lloj rezultati, sepse dy copat e PD-së që e kanë katandisur hallin që kanë megjithatë kanë marrë rezultat shumë të mirë, me aq sa duhet të merrte, pikërisht sepse kandidatët e PD ende konceptoheshin si kandidatë të opozitës.
Gjithsesi nëse ne i bëjmë një gjykim votës opozitare, të gjitha forcat dhe kandidatë që kanë qenë në Tiranë, kanë qenë opozitar, përsëri kanë marrë një rezultat zhgënjyes përballë qeverisë dhe përballë mazhorancës.
Kjo në gjykimin tim kjo nuk ka ndodhur se kemi një mazhorancë që funksionon mirë, por kjo ka ndodhur pikërisht sepse opozita ende konsiderohet si një gjë e cila nuk ofron një model ndryshe nga qeverisja dhe nuk ofron shpresë që mund të bëj një gjë ndryshe nga kjo mazhornacë.
Sipas Topollaj, qytetarët kanë votuar kundër opozitës jo pse duan mazhoranacën, porse kanë dashur t’i tregojnë partive opozitare se duhet reformimi i opozitës në vend.
Vota e qytetarëve, thotë Topollaj, është një mësim për opozitën.
Ne kemi një mazhorancë të keqe, por kemi gjithashtu parti qe përfaqësojnë opozitën, të cilët operojnë brenda të njëjtit sistem politik.
Pra, ne kemi ende një opozitë e cila u ofron qytetarëve vetëm rotacionin, që u thotë atyre që të iki Rama të vijnë ata në pushtet dhe qytetarët qartazi e kanë refuzuar këtë gjë.
Pra, qytetarët ditën që kanë dal në votime, nuk kanë dal për të votuar opozitën sepse e dinë se qeverisin shumë keq, por kanë votuar kundër opozitës, për tu dhënë atyre një mësim dhe për tu thënë që nuk kemi shpresë dhe duam të reformohet opozita dhe të ndryshohet koncepti që opozita zhvillohet dhe ecet përpara dhe fatkeqësisht këto vota kanë qenë vota për të kërkuar reformimin e opozitës.



