Basha: Vendimi i Kolegjit Zgjedhor, një fasadë (VIDEO)

Basha: Vendimi i Kolegjit Zgjedhor, një fasadë (VIDEO)

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një deklaratë për mediat është prononcuar mbi vendimin e sotëm të Kolegjit Zgjedhor për rrëzimin e dekretit të Presidentit Meta. Ai tha se ky vendim krejtësisht i parëndësishëm po përdoret nga Edi Rama si makinacion për të krijuar një ligjshmëri false të votimeve false të 30 qershorit.

Sipas Bashës, zgjedhjet po përgatiten në shkelje të Kushtetutës dhe se asnjë institucion veç Gjykatës Kushtetuese nuk mund të shprehet për dekretin e Presidentit.

"Vendimi i sotëm është fasadë, gjithçka është fasadë, nga një parti false", tha ai.

Duke e shenjuar cilësuar Ramën shpërfillës të Kushtetutës dhe të normave demokratike, Basha tha se Rama tashmë po shkon drejt zgjedhjeve njëpartiake, duke u rrekur të krijojë fasadën e zgjedhjeve.

Sipas kreut të PD-së, asgjë në lidhje me Ramën nuk është normale, përderisa ai i bie qark Shqipërisë sikur të jetë në territor armik, me mijëra forca policore.

Basha tha se përderisa autorët e vjedhjes së votës janë të lirë, zgjedhjet do të jenë veçse një farsë.

Basha u shpreh sërish se qeverisja ka marrë fund, përderisa ajo ka vetëm dy detyra: “Plaçkitjen e parave të popullit dhe ruajtjen e pushtetit të vet” dhe është shndërruar në sundim personal të një njeriu të kriminalizuar.

Në fund, kreu i demokratëve tha se edhe pse pushtetarët besojnë se do t’ia hedhin, gjërat nuk do të kalojnë, koha do t’i përkeqësojë gjërat për ta, sepse Rama dhe mbështetësit e tij injorojnë mësimet e historisë dhe po zhvleftësojnë fuqinë e popullit.

"Dalja para drejtësisë e atyre që kanë vjedhur zgjedhjet dhe largimi i Edi Ramës nga Kryeministria, janë dy kushtet e panegociueshme, ndryshe ne nuk kthehemi në zgjedhje", tha Basha. Sa për 30 qershorin, plani i Ramës për destabilizim e luftë mes shqiptarës do të dështojë, theksoi Basha.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy