Jaka: Sipërmarrësit të orientohen drejt energjisë së rinovueshme! Problematika kryesore, mungesa e statusit të prodhuesit (VIDEO)

Jaka: Sipërmarrësit të orientohen drejt energjisë së rinovueshme! Problematika kryesore, mungesa e statusit të prodhuesit (VIDEO)

Kreu i Dhomës së Tregtisë Nikolin Jaka deklaroi në MCN Live se Evropa po kalon një krizë që nuk e kishte përjetuar ndonjëherë.

Duke folur për problematikat e sektorit të energjisë, Jaka tha se është kërkuar që sipërmarrësit që janë të lidhur në tregun e lirë të ketë një suport, dhe mbështetje financiare nga qeveria

Jaka bën thirrje që të gjithë sipërmarrësit të orientohen drejt energjisë së rinovueshme.

Unë jam i bindur që çdo qytetar i kësaj bote është i ndërgjegjshëm për pasojat që krijon rritja e kostos së energjisë. Evropa po kalon një krizë që se kishte përjetuar ndonjëherë, do të ketë rritje të kostos së jetës, rëndohet më shumë sipërmarrja private. Ka dy lloj mundësish, bizneset orientohen drejt zgjidhjeve për të minimizuar kostot.

Në bashkëpunimin dhe me MIE-n në qershor është ngritur grupi i përbashkët për të analizuar kërkesat e sipërmarrëseve ndaj qeverisë, është punuar 5 muaj dhe kemi arritur në një raport që është bërë i ditur ku do ndërhyhet dhe ku do të ketë një suport. Kemi pasur problem me balancën vjetore apo mujore të prodhuesve. Bëhet mujore, kemi rënë dakord të bëhet vjetore. Gjatë verës panelet prodhojnë më shumë se muajt e tjerë. Po punohet për të hequr procedurat e tepërta për lejen e ndërtimit të panele diellore. Bashkia e Tiranës dhe Durrësit për të marrë leje për vetë prodhim ka procedura të lehtësuara, por sipërmarrësit thonë që bashkitë nxjerrin probleme për marrjen e leve për ndërtimin e paneleve për vetë prodhim. Panelet nga strukturat e tyre janë të lehta metalike dhe s’ka nevojë, është rënë dakord është pranuar nga MIE dhe do të implementohet. Alternativa tjetër e sipërmarrjes, veç 7 kërkesave ku 5 janë plotësuar dhe 2 jo, kemi kërkuar që të gjithë operatorët sipërmarrës që janë të lidhur në tregun e lirë të lidhur në linjën 35 dhe 100 kilovolt të ketë një suport, dhe mbështetje financiare apo të furnizohen nëpërmjet linjës së tregut të kontrolluar. Është marrë përsipër që të mendohet si mund të plotësohet kjo kërkesë. Dje na u bë me dije se kemi 1200 mega vat të kërkuar nga sipërmarrja në sektorin e energjisë solare, shpresojmë që këto kërkesa të ekzekutohen me financime.

Duhet të mirëkuptojmë sipërmarrësit dhe të ndërgjegjësojmë politikën, që nese ndërtojnë sektorë të sigurtë për të investuar, paraja nuk është problem.  Nëse ka iniciativa që konkludohen shpejt, e rëndësishme që iniciativat të mbyllen brenda një viti. Parashikohet që në bursë të jetë 320 euro një megavat, vë në start optimizmin e sipërmarrësit për të investuar.

Ka një vit që MIE ka lehtësuar procedurat e dhënies së lejeve për operatorët që kërkojnë të investojnë në tregun e lirë, ata që duan të investojnë në energjinë solare dhe të erës janë të favorizuar nga proceduart. Janë dhënë parqe të mëdha fotovolkaike me leje përfundimatare që pritet hjapja e kantjereve. Ftesa ime për sipërmarrjen është e hapur, duke e orientuar portofolin financiar drejt energjisë së rinovueshme është sinjal i mirë për ta.

70% e lejeve të dhënave për hidrocentralet janë të ekzekutuara. Po luajnë rol të rëndësishme në furnizimin e  koorporatës me energji.

Më tej, Jaka tha se ka shumë biznese që janë në prag të falimentimit. Duke vijuar logjikën e tij, Jaka theksoi se qeverisë i mungon dëshira për të pasur komunikim me sipërmarrësit dhe për të zgjidhur problematikat. Për Jakën sipërmarrjes i mungon kapitali human profesional. Dy sektorët më problematikë të ekonomisë në vend janë mungesa e statusit të prodhuesit shqiptar dhe bujqësia shtoi më tej ai.

E padiktueshme që ka biznese që janë në prag të falimentit. Qeverisë i mungon dëshira për të pasur komunikim me sipërmarrësit dhe për ta zgjidhur situatën. Vetëm nëpërmjet grupeve të punës mund të minimizosh falimentet kostot e sipërmarrjes. Nëse s’bëjmë gjë tjetër veçse pozicionohemi në bunkeret tona ulim të ardhurat e shtetit. Dhoma e tregtisë nuk merret me statistika, bizneset janë në vështirësi, ka biznese që ka falimentuar. Po mundohemi të bëjmë gjithçka. Energjia është rreziku më i madh për mbylljen e fabrikave. Rutina normale, rryma e të bërit biznes ka dhe falimentimin dhe biznesit. Sektori problematik është mungesa e statusit të prodhuesit shqiptar, sektori i tjetër është bujqësia. Ka 30 vjet që nuk investohet në mënyrë serioze. Kemi një periudhë 10 vjeçare është që sipërmarrjes i mungon kapital human profesional, e vështirë të gjendet profesionistë kompetent.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy