Ish-ministra dhe krushq/ Haxhinasto rrëfen lidhjen e vajzës me djalin e Nasip Naços

Ish-ministra dhe krushq/ Haxhinasto rrëfen lidhjen e vajzës me djalin e Nasip Naços

Deputeti i LSI, Edmond Haxhinasto, ka rrëfyer marrëdhëniet me krushkun Nasip Naço. Haxhinasto, ish-ministër i Transporteve ka dhënë një intervistë për News 24, ku foli edhe për krushqinë me ish-ministrin e Drejtësisë, djali i të cilit, Franko Naço, është fejuar me vajzën e deputetit, Eliza Haxhinaston.

“Vajza është fryti ynë që ka bekimin tonë, përfaqëson  më të mirën që kemi të dy si prind, ne jemi shumë të kënaqur me angazhimin e saj për të ecur në jetë, kolegu im Naço është një njeri me shumë integritet, me shumë taban, njeri shumë serioz dhe unë jam shumë i kënaqur”, tha deputeti i LSI.

Pyetur nëse lidhja e vajzës së tij me djalin e Naços u bë me shkuesi apo me dashuri, Haxhinasto zbuloi:

“Ka qenë një histori e tyre, ishin në një shkollë bashkë te Faik Konica, ishte një zgjedhje e tyre, kur e dëgjova në fillim kisha një pikëpyetje... por është një familje shumë e respektuar, e nderuar. Sigurisht kur një prind baba dëgjon shoku i vajzës etj.. mendon që kjo do avancojë më tej dhe ka pikëpyetje se kjo është shumë e rëndësishme, ata janë njohur në një moshë të re”.

Lidhur me planet e dy të rinjve për të qenë pasardhësit e prindërve të tyre politikanë, deputeti u shpreh me bindje:

“Ata pëlqejnë politikën por janë studentë dhe s’kanë bërë ndonjë plan për t’u marrë me politikë, po studiojnë në fusha të ndryshme, djali po studion për juridik, kemi shumë besim tek ata dhe do e planifikojnë vetë ata”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy