"3 ish-kryeministra të Shqipërisë kanë qenë në përgjim nga policia italiane"

"3 ish-kryeministra të Shqipërisë kanë qenë në përgjim nga policia italiane"

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme në ‘Top Story’.

Duke folur për përgjimet e grupit të drogës që drejtohet nga Moisi Habilaj dhe përmendjen e emrit të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit në këto përgjime, Hoxha thotë se më parë kanë qenë në përgjim edhe 3 ish-kryeministra të vendit tonë.

Edhe pse nuk dha emra, Hoxha thotë se emrat e tyre kanë dalë në përgjimet e disa grupeve kriminale të përgjuar për trafik kokaine për në Belgjikë dhe Holandë.

Po ashtu, ka kritikuar prokurorinë e Krimeve të Rënda, e cila sipas tij, nuk ka marrë iniciativën për të nisur hetimet.

“Bëhet fjalë për një furtunë mediatike dhe politike por ende nuk kemi parë që organet po nisin diçka konkrete. 

Për sa kohë që Prokuroria dhe Krimet e Rënda nuk kanë nisur hetimet nuk ka asgjë. Dera që opozita duhet të trokasë është ajo e Prokurorit të Përgjithshëm,” tha Hoxha.


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy