18 shtatori në mbarë botën shënon Ditën e Respektit, kjo ditë është themeluar me qëllim që t’i shtyjë njerëzit që të përqendrohen më shumë në mënyrën se si ata mund të respektojnë të tjerët.
Në shtator të vitit 2008, Fondi për Parandalimin e Dhunës Familjare (Futures Without Violence) bashkëpunoi me Macy's për të shënuar për herë të parë këtë ditë.
Mësimi i respektit dhe ndërgjegjësimi për dhunën në familje dhe në ato takime u bë me synimin për t'i dhënë fund dhunës ndaj grave dhe fëmijëve.
Natyrisht, respekti është diçka që duhet të na shoqërojë gjithë vitin, por kjo ditë duhet të ju frymëzojë që të mendoni më shumë se si silleni me njerëzit rreth jush.
Përkufizimin më të mirë përsa i përket respektit, krahas shumë të tillëve nga personalitete të shquara botërore, na e ka lënë poeti i njohur pakistanez Hussein Nishan, i cili këtë virtyt e përkufizon kësisoj:
„Trajtoji njerëzit ashtu siç do të doje të të trajtonin ata ty, foli të tjerëve ashtu siç do të dëshiroje të të flisnin ata ty. Respekti fitohet, nuk dhurohet“.
Respekto që të të respektojnë!.



