Fluksi në Pediatri/ Lama: Grupmosha më e prekur nën 4 vjeç. 10 për qind përbëjnë raste për urgjencë (VIDEO)

Fluksi në Pediatri/ Lama: Grupmosha më e prekur nën 4 vjeç. 10 për qind përbëjnë raste për urgjencë (VIDEO)

Shefi i Shërbimeve të Urgjencës në Pediatri, Albert Lama, foli për gazetarin Besmir Pula në MCN Live mbi fluksin Pediatrinë e QSUT.

Lama bën me dije se grupmosha më e prekur është nën 4 vjeç, dhe simptomat më të zakonshme janë temperatura, diarreja, të vjellat dhe problemet respiratore.

Lama vuri në dukje se vetëm 10 për qind e atyre që paraqiten janë për Urgjencë, prandaj ai këshilloi që prindërit fillimisht të ndjekin mjekun e familjes.

10 për qind përbëjnë raste spitalore, rastet e tjera marrin një trajtim të shkurtër dhe ambulator. Grupmosha më e prekur është deri në 4 vjeç. Problemet për të cilat fëmijët paraqiten janë temperatura, diarreja, të vjellat, apo problemet respiratore. Është e njëjta situatë si në çdo fillim vjeshte. Tashti vihen në dukje problemet respiratorë, apo të aparatit të frymëmarrjes. Gjatë verës janë më tepër problemet e aparatit tretës. Fluksi në Urgjencë ndryshon nga dita në ditë dhe stina në stinë. Nga 200 mund të shkojë në raste maksimale deri në 300. Në fundjavë mbase si pasojë e vakancave. Ndjekjen primare çdo prind do ta ketë te mjeku i familjes dhe në varësi të gjendjes mund të drejtohet në Urgjencë. Do këshilloja që fëmija të ushqehet sa më shëndetshme. Suplementet s’është se janë keq, por duhen marrë me këshilla të mjekut. Edhe vitaminat që kryesisht janë suplemente, varen kur janë të nevojshme. Stafi i Urgjencës është i plotë. 10 për qind e paraqitjeve janë për Urgjencë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy