Alfred Deliallisi, trajner futbolli, analizoi në studion e MCN lëvizjet e para në merkaton e janarit. Deliallisi tha se deri në fund të muajit priten shumë lëvizje, një pjesë e të cilave janë në prag të zyrtarizimit.
Të gjitha ekipet kanë nevojë për merkaton e dimrit. Të gjithë janë duke menduar të plotësojnë organikën. Merkato e janarit mund të jetë pozitive por mund të ndikojë edhe negativisht për një pjesë, pasi askush nuk e lëshon lojtarin e mirë. Mendoj se disa goditje janë bërë ndaj le të presim 31 janarin. 
Duke u ndalur te Partizani, Deliallisi tha se nuk do të preket shumë nga merkato e dimrit, për shkak të garancisë që i japin pikët, por edhe për shkak të akademisë që mund të gjenerojë emra të rinj.
<img alt src="https://www.mcntv.al/sites/default/files/fibank8.gif">Partizani është i qetë sepse edhe pikët i ka. Ata mendojnë se do të kenë goditje dhe do t’i zëvendësojnë me lojtarin e duhur. Partizani është në rrugën e duhur pasi ka mentalitet të fortë. Nuk u duhet merkato e madhe pasi kanë edhe një akademi shumë të fortë. 
Në lidhje me ekipin e Egnatias, Deliallisi tha se dy hyrje të reja do ta fuqizojnë shumë.
Mendoj që me rikthimin e Fernandos, trajneri Tetova duhet të rrisë manovrat. Edhe ardhja e Dajsinanit është një vlerë e shtuar për ekipin e Tetovës. Janë dy goditje bombë në merkaton e janarit që do ta përmirësojnë jashtëzakonisht. 