Reforma në Drejtësi ka mbledhur uninonin e gjyqtarëve shqiptarë në një tryezë diskutimi. Gjyqtarë dhe juristë janë shprehur me tone të ashpra ndaj qeverisë, të cilën e kanë akuzuar se s’mund t’i konsideroj apriori të gjithë gjyqtarët të korruptuar. Sipas tyre kjo reformë nuk do të reformojë sistemin gjyqësor, por thjesht do t’i ndaje gjyqtarët në të majtë dhe në të djathtë, duke akuzar politikën se po përbaltë gjithë sistemin, e për rrjedhojë po shkakton humbjen e besimit të qytetarëve shqiptarë tek drejtësia.



