Braçe: Pse të shkojmë në zgjedhje? më mirë referendumi

Braçe: Pse të shkojmë në zgjedhje? më mirë referendumi

Deputeti socialist Erjon Braçe ka kundërshtuar idenë e kryeparlamentarit Meta për krijimin e një qeverie teknike. Braçe nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook hedh idenë e referendumit, për miratimin e Reformës në Drejtësi.

 

"Populli për reformën në drejtësi, populli për Kushtetutën! Si ka mundësi që vetëm këtë zgjidhje shmangni, as që e përmendni?
E pranoj me sy mbyllur që kjo reformë bëhet për të ardhmen e këtij vendi, të ardhmen e shqiptarëve. Atëherë përse nuk bëjmë më të thjeshtën, bashkërisht, ftojmë popullin që me votë të vendosë mes dy varianteve; variantit të BE-SHBA dhe variantit të Berishës e Bashës për rivlerësimin e të gjithë gjykatësve e Prokurorëve që sot janë në sistem. Nuk ka konsensus partiak pa popullin. Të çojmë Kushtetutën në referendum dhe shqiptarët të vendosin se si e duan drejtësinë, pastrimin e saj dhe gjykatësit e prokurorët që do të shërbejnë pas kësaj", shkruan Braçe në Facebook.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy