Efektet negative të kafeinës, këshilla për përdorim të sigurt

Efektet negative të kafeinës, këshilla për përdorim të sigurt

Kafeina shfaqet natyrshëm në shumë bimë dhe shtohet gjithashtu në disa pije energjike. Pasi gëlltitet, metabolizohet shpejt dhe funksionon duke kundërvepruar me efektin qetësues që kanë disa receptorë në tru kur aktivizohen. Pasojat negative në gjumë janë të njohura: vonesa në gjumë, zvogëlimi i kohës dhe cilësisë, rritja e aftësisë për të qëndruar zgjuar. 

Më poshtë do të gjeni disa këshilla të  përmbledhura për patur një  konsum të sigurt, të hartuara nga Agjencia Kombëtare Franceze për Ushqimin, Mjedisin dhe Sigurinë e Shëndetit në Punë.


Efektet e kafeinës ndryshojnë shumë në lidhje me moshën, seksin dhe zakonet e konsumit. Faktorë të tjerë për t'u marrë parasysh janë trashëgimia gjenetike, gjendja e shëndetit, kombinimi me duhan dhe alkool, marrja e disa ilaçeve dhe shtesave ushqimore. Për më tepër, disa sëmundje, veçanërisht ato të mëlçisë, ngadalësojnë metabolizmin e kafeinës, duke rritur efektet anësore, siç janë hipertensioni, sëmundjet mendore, mosmbajtja e urinës dhe fekaleve, ulçera, ezofagiti, sëmundja e refluksit gastroezofageal.


 Kjo ndryshueshmëri në efektet në trup komplikon analizën e rrezikut dhe përcaktimin e niveleve standarde të konsumit.
Megjithëse rreziku i zhvillimit të një varësie nga kafeina është një çështje shumë e diskutuar, ekziston një dyshim që konsumimi i hershëm mund të favorizojë fillimin e tij (si në rastin e alkoolit, duhanit, kanabisit). Kjo substancë, duke rritur presionin e gjakut, mund të çojë edhe në takikardi,  një nga simptomat klasike të shoqëruara me konsum të tepërt. Ky efekt është më i theksuar kur një person nuk është mësuar të pijë kafe.


Pastaj është kapitulli i pijeve "energjike" të pasura me kafeinë që konsumohen për të përmirësuar performancën fizike të dikujt. Sipas ''Anses'', gjatë ushtrimeve fizike, konsumimi i kësaj substance është një faktor rreziku për zemrën tek njerëzit e predispozuar.


Në sezonin e nxehtë, ajo zvogëlon kapacitetin termorregullues të trupit, duke parandaluar ftohjen e trupit dhe rritjen e rrezikut të goditjes nga nxehtësia.
Si pjesë e vlerësimit të rreziqeve që lidhen me konsumimin e pijeve energjike rekomandohet:


1-Konsum i moderuar i pijeve me kafeinë
Përdorni ato që përmbajnë kafeinë natyrore (çaj, kafe, etj.) dhe jo  të pasuruara artificialisht (pije energjike ...)
2-Mos kombinoni kafeinë dhe alkool
3-Mos shoqëroni kafeinë dhe aktivitet fizik
Duhet të jeni veçanërisht vigjilent me përdorimin nga gratë shtatzëna, fëmijët  dhe adoleshentët. 
Njerëzit e  ndjeshëm ndaj efekteve të saj ose në prani të sëmundjeve të caktuara (çrregullime kardiovaskulare, psikiatrike dhe neurologjike, pamjaftueshmëri renale, sëmundje të rëndë të mëlçisë , etj), duhet të evitojnë përdorimin e kafeinës.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy