Misteri i zhdukjes së 5 fëmijëve natën e Krishtlindjeve

Misteri i zhdukjes së 5 fëmijëve natën e Krishtlindjeve

Fayetteville, West Virginia, në vitin 1945 ishte një zonë me disa qindra banorë që jetonin kryesisht me të ardhurat që siguronin nga minierat e qymyrit. Mes banorëve jetonte edhe George Sodder, një italo-amerikan, që kishte 10 fëmijë të moshës 3-23 vjeç. Familja italiane e emigruar në SHBA pas luftës u bë protagoniste e një prej ngjarjeve më misterioze të viteve 1900.

Mbrëmjen e 25 dhjetorit, pasi kishin festuar Krishtlindjet, nëna e fëmijëve, Jennie, kishte shkuar të flinte, duke i lënë fëmijët të luanin me dhuratat. Pak orë më vonë, ajo zgjohet për të kontrolluar, por gjen dyert e shtëpisë hapur dhe dritat ndezur. Ndërkohë, bie zilja e telefonit dhe dikush nga ana tjetër e pyet për një njeri që ajo kurrë nuk ia kishte dëgjuar emrin. Më pas, personi në anën tjetër të telefonit nis të qeshë. Jennie mbyll telefonin me mendimins e dikush po përpiqej të bënte një shaka. Në atë moment dëgjon nëj zhurmë në çati dhe kur shkon të shohë se çfarë ka ndodhur, një zjarr i madh përfshin shtëpinë. Së bashku me të shoqin, ajo ia del të nxjerrë nga shtëpia fëmijët e mëdhenj, por Brenda mbeten pesë fëmijët e vegjël që flinin në katin e dytë. Burri kërkon shkallën e jashtme që e mbante gjithnjë në oborr, por nuk e gjen.

Shtëpia shkrumbohet dhe ata nuk arrijnë t’i shpëtojnë fëmijët. Misteri i vërtetë fillon pikërisht këtu. Mes rrënojave nuk gjendet asnjë gjurmë e tyre. Prindërit nuk dinë çfarë të besojnë: ishte një fatkeqësi apo një zjarr i qëllimshëm për të mbuluar rrëmbimin e fëmijëve. Policia i mbyll hetimet me konkluzionin se bëhej fjalë për një qark të shkurtër që kishte shkaktuar zjarrin. Ndërkohë, shkallët e jashtme gjenden rreth 20 metra larg shtëpisë. Por për dy prindërit Sodder, nuk ishte thjesht një zjarr. Ata kishin dyshime se fëmijët ishin rrëmbyer. Dikush në zonë kishte thënë se atë natë ka parë një makinë me disa fëmijë që ikte me shpejtësi, madje para zjarrit edhe disa njerëz që kishin hedhur diçka në çatinë e shtëpisë së famijes Sodder. Ky person madje ka treguar se i kishte dëgjuar të flisnin në italisht. Në atë kohë, mafia bënte biznes edhe me qymyrin dhe që këtu nisën dyshimet e familjes Sodder.

Të gjetur pa mbështetje, dy prindërit dorëzohen deri në vitin 1967, kur krejt papritur marrin një foto. Në të, ata njohin djalin e tyre që në kohën kur ra zjarri ishte vetëm 10 vjeç. Mbi foto gjejnë të shkuar disa numra, që pas verifikimit doli se ishin kodi postar i Palermos në Itali. Menjëherë ata punësuan një hetues privat, i cili u zhduk krejt papritur.

Zhdukja e hetuesit përbën edhe kapitullin e fundit të historisë. George Sodder, babai i fëmijëve, ndërroi jetë në vitin 1969 pa e marrë vesh kurrë fatin e të bijve. E shoqja, Jennie, jetoi edhe 20 vjet të tjera, por edhe ajo shkoi në botën tjetër pa zbuluar asgjë më shumë. Sylvia, vajza më e vogël, që ishte vetëm 3 vjeç kur ra zjarri, mori përsipër kërkimet për motrat dhe vëllezërit.

Nga familja Sodder sot ka mbetur vetëm një monument mermeri, ku janë 5 fotot e fëmijëve dhe fotoja që familja mori me postë disa vite pas tragjedisë. “Edhe pas 30 vitesh nuk është vonë për të hetuar”, shkruhet në monument.     

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy