Vendimin final për ligjin e pronave e jep vetëm Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë. Por në opinionin e Komisionit të Venecias pasi bëhet i qartë ky fakt theksohet se ky ligj është i drejtë vetëm për kushtet aktuale të Shqipërisë, ku në pritje të zgjidhjes së cështjeve të pronës në gjykata janë mbi 40 mijë cështje.
Opinioni i Komisionit të Venecias për ligjin e ri të pronave në Shqipëri tashmë është i publikuar online. Bëhet fjalë për një document prej 11 faqesh në të cilin e gjithë cështja trajtohet në 56 paragrafe. Prej tyre 44 janë parashtrime të cështjes dhe 12 janë konkluzionet sipas kërkesës së Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë.
Në parashtrim mes të tjerash thuhet se situate ligjore e pronës në Shqipëri është e ngarkuar me plot 40 000 cështje që ende mbeten të pazgjidhura. Në këtë kontekst shqiptar, Komisioni thekson faktin se, në qoftë se kompensimi do të bëhet sipas ligjit të mëparshëm, do të kushtojë 814 miliardë lekë (gati gjashtë miliardë euro), dhe procesi do të marrë 2713 vjet ndërsa me skemën e re të kompensimit, çështja zgjidhet me shumën 50 miliardë lekë në një periudhe prej 10 vitesh. Sipas Venecias edhe pse nuk shpjegohet se nga do të dalë vlera e kompensimit që dukshëm është e ulët është pozitiv fakti që ligji vendos afate. Në këto kushte në përfundimet e Venecias pasi theksohet se fjalën e fundit e ka Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë vlerëson se “kompensimi i ulët nuk mund të cilësohet si shpronësim formal, por mund të kualifikohet si një "ndërhyrje tjetër" në bazë të nenit 1 të Protokolli Nr.1 të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtave të Njeriut. Po ashtu vlerësohet se në sfondin e problemeve të pronës në Shqipëri, qëllimi i Ligjit që është interesi publik është gjithashtu në përputhje me nenin 1 të Protokollit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtave të Njeriut. Venecia shprehet gjithashtu se fondi financiar prej 50 miliardë lekë i parashikuar për kompensim në raport me buxhetin dhe Prodhimin kombëtar bruto të Shqipërisë vërtet çon në një sasi më të ulët të kompensimi por përmbush kërkesat e proporcionalitetit. Dhe në fund të konkluzioeve të tij Komisioni i Venecias thekson se “në fund të fundit gjithcka do të varet zbatimi efektiv i ligjit”.



