Putin: Nderhyrje ne zgjedhjet amerikane? Akuza te pabaza
Presidenti rus, Vladimir Putin i cilësoi sot si “histeri” akuzat sipas së cilave Rusia po kërkon të ketë ndikim në zgjedhjet presidenciale amerikane duke favorizuar kandidatin republikan Donald Trump në dëm të Hillary Clinton.
Njeriu më me influencë i Kremlinit mbajti një fjalim në lidhje me marrëdhëniet ndërkombëtare në prani të ekspertëve dhe ish-liderve të huaj të ftuar nga club Valdaï në Soçi (jug)”, ka kritikuar prej kohësh SHBA-në se po përdor sipas tij çështje ndërkombëtare për t’i shërbyer interesave të tyre duke vringëllyer rrezikun “e pabazë” të një “pseudo kërcënimi rus”.
“Në mesin e problemeve mitike, imigjinare gjendet histeria, nuk mund të shprehen ndryshe sesi kanë rrjedhur ngjarjet në SHBA në lidhje me influencën që do të kishte patur Rusia në këto zgjedhje presidenciale”, deklaroi Vladimir Poutine.