Metës i komunikohet mbyllja e hetimeve për CEZ-DIA-n dhe lobimin, nuk do të kërkohet gjykim i shkurtuar

Metës i komunikohet mbyllja e hetimeve për CEZ-DIA-n dhe lobimin, nuk do të kërkohet gjykim i shkurtuar

Ish-Presidentit Ilir Meta iu komunikua sot në SPAK mbyllja e hetimeve për aferën CEZ-DIA dhe dosjen e lobimit të LSI në SHBA. Ish-kreu i shtetit do të kërkojë gjykim të zakonshëm dhe jo të shkurtuar, bëri me dije avokati i tij Kujtim Cakrani. 

Meta u paraqit në SPAK rreth orës 11:00, i shoqëruar nga avokati i tij Kujtim Cakrani, në një seancë që zgjati për afro 3 orë.  Sipas Cakranit nuk ka fakt penal për akuzat ndaj Metës, dhe nuk ka asgjë të re për çështjen CEZ-DIA. 

Në një postim në rrjetet sociale, Meta shprehet:

"Përshëndes mbylljen zyrtare të hetim-fabrikimeve të nisura që në Dhjetor 2019.

Asgjë e re nga takimi i fundit më 27 Maj me prokurorët e SPAK-ut. 

Ngritëm me forcë dhe zyrtarisht kërkesën për të hetuar me përgjegjshmëri se kush ka bërë pagesa të paligjshme për llogari të LSI-së për kompanitë në SHBA dhe së dyti se kujt i dërgonin faturat për t’u aprovuar në Partinë e Lirisë, kompania GSIS.

Mos-hetimi në këto dy drejtime është vetëm pasojë e një diktati politik, pasi nga ana ligjore dhe profesionale kjo është gjëja më e thjeshtë që mund të bëhet dhe që duhet të ishte bërë prej dy vitesh".

Ndërkaq, mbyllja e hetimeve i është deklaruar edhe Monika Kryemadhit, Pirro xhixhos, Ema Çokut dhe Fatime Kryemadhit. 

SPAK do t’i komunikonte akuzat ish-Presidentit më 29 korrik, por avokati i tij, Kujtim Cakrani, kërkoi shtyrje deri të hënën pasi ishte me pushime. Meta u arrestua më 21 tetor të vitit 2024, nën dyshimet për “korrupsion pasiv”, “pastrim parash” dhe “fshehje e pasurisë".

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy