"Protesta është kundër SHBA"/ Basha-Berishës: Boll është boll!

"Protesta është kundër SHBA"/ Basha-Berishës: Boll është boll!

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar pasditen e sotme një deklaratë për media, ku tha se selia blu mori vendime të guximshme në lidhje me aleatin strategjik SHBA.

Gjatë fjalës së tij, Basha u shpreh se PD do të vazhdojë me bindjen se është e vetmja forcë për t’i dhënë fund regjimit të kryeministrit Edi Rama. Gjithashtu, ai tha se kushdo që shpallet non grata nga SHBA nuk mund të zgjidhet në funksione drejtuese në Partinë demokratike.

Ne morëm vendime të guximshme, në linjë me aleatin tonë strategjik, SHBA, që e ka vendosur luftën kundër korrupsionit si përparësi të politikës së saj të jashtme dhe ka venë në shënjestër regjimet autokratike, armike të demokracisë dhe mirëqenies. Ne e kthyem në standard se ata që shpallen non grata nga SHBA nuk mund të zgjidhen në funksione drejtuese në PD. Ne i kemi hequr çdo alibi Edi Ramës për të vazhduar qeverisjen e tij të korruptuar deri ne palcë, të ambalazhuar me estradë, cirk, mashtrime dhe batuta të dala boje tashmë. Ne do të vazhdojmë si protagonistë të ndryshimit, me bindjen se jemi forca e vetme politike që mund ti japë fund dhe do ti japë fund regjimit të Edi Ramës. Lëvizjet e Sali Berishës, që nga shtatori kur unë mora vendimin e për pezullimin e tij, e sot e gjithë ditën, kanë shërbyer për të zhurmuar e devijuar fokusin e betejes sonë opozitare, rrjedhimisht duke i dhënë oksigjen qeverisë. Për hallin e tij që as e ka nga ne, as ia zgjidhim dot ne, Sali Berisha ka thirrur një protestë kundër Partisë Demokratike, në të vërtetë kundër SHBA. Ka një pikë kur boll është boll”, tha Basha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy