Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me diskutimet që u bënë ditën e sotme në Kuvend sa i takon Parkut të Butrintit. Gjatë fjalës së tij nga foltorja e Kuvendit, Rama nuk i kurseu ironitë për ish-kryeministrin Berisha si dhe për opozitën.
Duke ironizuar Berishën ai tha se kemi ende në Kuvend personazhe që Bathoren e ka quajtur mrekullia e 8 e botës. Sipas tij kur dalin dhe flasin pikërisht këta për mbrojtjen e komunitetit të kulturës, ‘është vërtetë të kesh dy; një mbash dhe një ta çash’.
Parku i Butrintit është shpallur i tillë me nismën time si ministër i Kulturës. Butrinti është vënë në mbrojtje nga unë në atë kohë. Ndryshimi i kufijve të parkut ka ardhur si rezultat i hapjes së rrugës nga një valë ndërtimesh pa leje në zonën e Ksamilit. Rishikimi i kufijve të parkut është bërë me kërkesë të UNESCO në mënyrë që të hiqeshin nga zona e parkut të gjitha ato pjesë të kalbëzuar për shkak të ndërtimtarisë pa leje. Arkitektët dhe urbanistët dihen se kush janë. Ne kemi ende personazhe në Kuvend që Bathoren e ka quajtur mrekullia e 8 e botës, i vetmi vend në botë që u ndërtua pa leje. Kjo ishte një vlerë e shtuar e mrekullive të botës, pavarësisht se njerëzit aty vuanin pasojat e një lumi të tillë ndërtimesh kuturu. Ju dilni dhe flisni për mbrojtjen e komunitetit të kulturës, është vërtetë të kesh dy; një mbash dhe një ta çash. As dy nuk dalin.
Më tej Rama tha se projekti i ri i Butrintit e çon trashëgiminë tonë kulturore në një nivel tjetër, teksa tha se është mësuar me akuzat që bën opozita. Sipas Ramës të njëjtën gjë kanë bërë me stadiumin, të njëjtën dhe me Teatrin.
Kur dilni ju e flisni sesi fondi shqiptaro amerikan do u grabisë, është për të kërkuar ndjesë. Gjithë këtij plani ju thjesht i merrni të keqen ne do vazhdojmë të bëjmë gjënë e duhur se e fut trashëgiminë tonë kulturor në një zonë tjetër komplet është me shumë rëndësi që AADf merr përsipër të hyjë në këtë punë, siç është me shumë rëndësi. Ju ishit që thonit të bëjmë të njëjtën gjë edhe për stadiumin, juve çuat kombëtaren në emigracion se shkohet stadium për të luajtur kompeticionet ndërkombëtare, ju flisni akoma për zhvillim e korrupsion. Ju që e keni damkën në lule të ballit nga SHBA për korrupsion e minim të demokracisë dhe damkën e keni bërë flamur. Pasnesër në stadium ju s’duhet të shkeli po të keni një fije karakter, po ju s’keni. Do të jeni të mirëseardhur edhe kur të luhet Makbethi në Teatrin e Ri kombëtar, siç u bë stadiumi do të bëhet edhe Teatri, dhe të gjithë aleancat që krijoni ju mbajeni me shëndet se nuk i duhet dreqit, dhe rrotullohuni sa të doni dhe t'ju rrojë flamuri me lule të ballit që e keni tani se gjë tjetër nga ky vend nuk keni ca i merrni dhe ca i jepni, ne do të votojmë dhe do i bëjmë gjërat siç i bëjmë dhe ju nuk mund të merrni peng asgjë, koha e pengmarrjes ka marrë fund dhe jeni aty ku e keni merituar, jeni peng i vetvetes, këtë keni dashur e keni arritur dhe të rroni vetë të gjithë bashkë.



