Kelly rikthehet me këngë dhe album të ri: Elementë polifonie dhe bashkëpunime

Kelly rikthehet me këngë dhe album të ri: Elementë polifonie dhe bashkëpunime

Këngëtari, kantautori dhe producenti Kelly sjell këngën e re “S’je këtu” dhe zbulon se mbas një periudhe pauze është duke përgatitur këngë të reja dhe një album që mund të jetë gati nga fundi i majit ose fillimi i qershorit.

Në emisionin “Zgjohu me MCN”, Kelly rrëfeu se ka qenë një periudhë shumë intensive në studio, duke eksperimentuar me rrymat muzikore.

Unë jam te muzika e shpirtit, baladat i kam qejf. Muzika është universale dhe i përmbledh të gjitha.

Vetë njeriu është qenie që përshtatet kudo dhe me çfarëdo.

Është mirë të marrësh dhe pjesë të muzikës komerciale, duke i përshtatur me një muzikë të mirë dhe tekst të mirë, këtë jam munduar që të bëj me këngët e reja.

Do ketë brenda elementë folku, të polifonisë, janë elementë që janë përdorur.

Shumica e këngëve janë solo, jam munduar që gjithë bagazhin që kam pasur gjatë kësaj kohe ta shpreh, por janë dhe katër bashkëpunime.

Për shumicën e teksteve vetë kujdesem, është më tepër gjendje e dikujt që nuk e ke pranë.

Cilësia e artistit është të hysh në gjendje dhe të krijosh në fabul. Kam dalë për herë të parë diku në 2004-2005 te “Mikrofoni i artë”.

Ajo periudhë ka qenë shumë intensive, Top Fest atëherë ka qenë edhe trampolinë.

Kam qenë tekstshkrues i shumë këngëve të asaj kohe në Top Fest.

Te kënga “Nuk di”, bashkë me çunat u detyruam që të shkonim deri në Lezhë me fugon për të regjistruar këngën.

Ata kishin një shtëpi muzikore në Lezhë, por deri më atëherë nuk kishin regjistruar rock. Por që ia dolëm me sukses.

Kemi ndenjur dy ditë atje, por prapë ishim skeptik. Por në atë kohë ajo këngë bëri një revolucion sa i takon muzikës pop-rock.

Suksesin e kësaj kënge e kemi shijuar shumë, mbas kuintave shikoje interesimin dhe vlerësimin e njerëzve.

Kërkonin autografe, normalisht e ndjen veten të vlerësuar.

Kelly zbuloi se ka në plan për të bërë një mini recital, duke përfshirë miq dhe artistë me të cilët ka bashkëpunuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy