“Rama nuk është Zeusi”, Ylli për hapjen e basteve: Do na sillnin 15-20 milionë euro

“Rama nuk është Zeusi”, Ylli për hapjen e basteve: Do na sillnin 15-20 milionë euro

KOKSH, pak ditë më parë bëri një mbledhje me Federatat e sportit në vend, ku u diskutua për uljen e buxhetit të sportit nga qeveria. Presidenti i KOKSH, Fidel Ylli, në emisionin “SportZone” në MCN TV, në lidhje me këtë, tha se buxheti aktual është mjeran, ndërsa deklaroi se peticioni që i dërguan qeverisë do e ketë një vlerë.

Ylli deklaroi se qeveria duhet të hapë bastet sportive, si zgjidhje për buxhetin e sportit. Ai bëri një krahasim me kazinotë, që ashtu si bastet sportive u mbyllën, por u hapën përsëri pas një viti.

Do ketë një vlerë ai peticion, sepse nuk ishte i një personi, por i të gjitha federatave. Ihsim të gjithë në një zë, që buxhetet e sportit janë mjerane. Qeveria duhet ët hapë bastet. Na qëlloi keq, sepse pas tryezës, ishte kongresi i PS dhe vëmendja ishte atje, pastaj Rama shkoi në Azerbajxhan. Letra i është dërguar qeverisë. Në ditët në vijim, do kemi një zgjidh nga strukturat e shtetit.

Unë aty kam dalë, një vit e gjysmë para. Kam qenë edhe në parlament në atë periudhë dhe kam dalë kundër qeverisë për bastet sportive. Unë jam një zë, por janë 60 Federata që e kërkojnë këtë. Tani lulëzojnë bastet. Mirë që u mbyllën atëherë, se ishin hapur pa kriter. U mbyllën edhe kazinotë, por pas një viti u hapën përsëri. Pse u hapën këto?! Kryeministri nuk është Zeusi në tokë. Ai është kryeministri i vendit, që kur i jep argumente, ha logjikë.

Ylli theksoi se nga hapja e basteve sportive, sporti mund të marrë mbi 15 ose 20 milionë euro.

Sporti do marri miliona dollarë, nëse hapen. Ne nuk themi të hapen siç ka qenë. Ne themi që kjo të jetë vetëm për Rininë dhe Sportin. Kjo zgjidhet edhe me peticione. Ne nuk duam të bojkotojmë. Nuk jemi që të bllokojmë sportin si futbolli. Sporti është imazhi më i mirë i këtij vendi. Qeveria e di që nëse ka diçka që mund të nderohemi, ai është sporti. Të jesh i sigurt, që qeveria do të sensibilizohet. Nuk më intereson asnjë. Mua më intereson që të ulemi dhe të flasim me argumente.

Nëse hapen bastet sportive, ne mund të marrim mbi 15 ose 20 milionë euro. Nëse menaxhohen mirë, shkojnë më shumë. Ne jemi ulur të flasim dhe të tregojmë modelet si i ka bota e qytetëruar. Mbas peticionit nuk kam komunikuar me kryeministrin, për shkak të angazhimeve. Nuk është e lehtë që të përballet me sportin. Kam besim që do kthejnë përgjigje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy