Finalja e UEFA Conference League në Tiranë/ Dervishaj: Kufizime në rrugë dhe gjoba për veprime të dhunshme

Finalja e UEFA Conference League në Tiranë/ Dervishaj: Kufizime në rrugë dhe gjoba për veprime të dhunshme

Në kuadër të zhvillimit të finales së UEFA Conference League, midis ekipeve të Romës/Itali dhe Feyenoordit/Hollandë, e cila do të zhvillohet në Tiranë, në datën 25 maj 2022, në orën 21:00, në “Air Albania Stadium”, Policia e Shtetit ka planifikuar masa sigurie me qëllim garantimin e rendit e sigurisë.

Zv.drejtori i Përgjithshëm Drejtues i Lartë Albert Dervishaj përmes një komunikimi për media, tha se tifozët shqiptarë dhe të huaj do të gjobiten nëse kryejnë veprime të dhunshme.

Është rasti të kujtojmë qytetarët shqiptarë dhe të huaj se në bazë të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë veprimet e dhunshme në aktivitetet sportive, si: hyrja në fushën e lojës, gjatë kohës së zhvillimit të aktivitetit sportiv, nga persona të paautorizuar, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga 50 000 deri në 100 000 lekë.

Kur nga kjo vepër, ka ardhur pengimi i zhvillimit normal të aktivitetit sportiv, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre muaj.

Hedhja e sendeve të forta në fushën e lojës ose mbi masën e njerëzve, mbajtja apo përdorimi i lëndëve piroteknike, fishekzjarreve, flakadanëve, gjatë zhvillimit të një aktiviteti sportiv, dënohen me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet.

Legjislacioni penal shqiptar konsideron vepër penale goditjen apo çdo vepër tjetër dhune të sportistit, trajnerit, arbitrit, ndërmjetësit sportive, për shkak të veprimtarisë sportive, nga persona jashtë kësaj veprimtarie, vepër penale që dënohet me burgim nga një deri në tre vjet.

Po kjo vepër, kur kryhet në ambiente sportive, më shumë se një herë apo nga drejtues ose anëtarë të klubeve sportive, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.

Poashtu Dervishaj, bëri të ditur se do të ketë kufizime të qarkullimit të makinave. 

Masa të shtuara dhe trajnime për menaxhimin e situatës. Janë marrë masat që nga Pikat Kufitare deri në aktivitetet që do mbahen në Tiranë.

Tifozët e Romës do grumbullohen te amfiteatri, ata të Feyenoord te pedonalja. Qytetarët të reduktojnë qarkullimin me makina në 24-25 maj që të shmanget trafiku.

Në 25 maj do të bllokohet Bulevardi nga Stadiumi te Sheshi Skënderbej.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy