Ndryshimet në kodin e procedurës penale të prezantuara një ditë më parë nga kryeministri Edi Rama janë pritur me kundërshtime nga prokurorët të cilët thonë se drafti do të dobësojë hetimet dhe luftën kundër korrupsionit.
Por ndryshe nga ta, avokatët mbështesin ndryshimet dhe thonë se ofrojnë më shumë akses në dosjen hetimore.



