Skandale seksuale në politikën britanike, del emri i numrit dy të qeverisë “May”

Skandale seksuale në politikën britanike, del emri i numrit dy të qeverisë “May”

Skandalet seksuale kërcënojnë qeverinë britanike. Ministri i Mbrojtjes, Michael Fallon, është emri i parë, ndaj të cilit akuza ka qenë konkrete. Ai i ka future duart një gazetareje, ndërsa kjo e fundit e ka kërcënuar se do t’i jepte një grusht turinjve nëse nuk ndalonte. Episodi ka ndodhur 15 vjet më parë dhe në atë kohë Fallon i ka kërkuar falje gazetares. Por skandali kërcënon sërish qeverinë e kryeministres Theresa May. Mes emrave të përfshirë është edhe Damian Green, numri dy i qeverisë britanike. “Mail Online” shkruan se edhe ministra të tjerë janë në listën e atyre që janë përfshirë në skandale seksuale.

 Gjithçka nisi disa ditë më parë, kur gazetarja Julia Hartley Brewer rrëfeu episodin e ndodhur 15 vjet më parë me ministrin Fallon në darkën pas konferencës së partisë. Por këto detaje kanë vënë në siklet qeverinë. Në Westminster qarkullon një dosje, me listën e politikanëve dhe femrave të dëmtuara. Lista e hartuar nga asistentët parlamentarë përfshin të paktën 40 emra, mes të cilëve të paktën 6 janë pjesë e qeverisë aktuale. Deputetët kanë nisur të flasin për një gjueti shtrigash, ndërsa gazetat britanike nuk hezitojnë të ngrenë pikëpyetjen nëse qeveria e brishtë e kryeministres May do t’i mbijetojë një skandali seksual.    

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy