Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se situata humanitare për popullin e Gazës mbetet e rëndë.

Blinken e cilësoi mbylljen e pikës kufitare Rafah një problem real.
Sekretari amerikan i Shtetit shtoi se shpërndarja e ndihmave humanitare në Gaza nuk po funksionon në mënyrë efektive dhe se Shtetet e Bashkuara po punojnë intensivisht për shpërndarjen e ndihmave, por ndikimi mbetet i pamjaftueshëm për t'iu përgjigjur nevojave akute të civilëve.
Sekretari shtoi se është e turpshme të barazosh Izraelin dhe Hamasin.



