Studimi: Një përbërës kimik në çokollatën e zezë mund të ngadalësojë plakjen

Studimi: Një përbërës kimik në çokollatën e zezë mund të ngadalësojë plakjen

Shkencëtarët kanë zbuluar se teobromina, një pwrbwrws kimik i pranishëm në çokollatën e zezë, mund të ketë veti anti-plakjeje.

 

Sipas Euronews, një studim i publikuar të mërkurën në revistën “Aging” ka treguar se individët me nivele më të larta të teobrominës në gjak kishin një moshë biologjike më të ulët se mosha e tyre reale.

 

“Mënyra si komponimet e zakonshme në ushqime të përditshme ndikojnë në shëndet dhe plakje është një fushë shumë interesante,” tha Jordana Bell, autore kryesore e studimit dhe drejtore e grupit të epigenomikës në “King's College London”. “Nuk po rekomandojmë ngrënie më të madhe të çokollatës, ky zbulim mund të na ndihmojë të kuptojmë më mirë lidhjen mes ushqimit dhe jetëgjatësisë.”

 

Studimi analizoi qindra pjesëmarrës në Mbretërinë e Bashkuar dhe Gjermani dhe përdori ndryshime kimike në ADN dhe gjatësinë e telomerëve për të matur moshën biologjike. Telomerët më të gjatë lidhen me shëndet më të mirë dhe plakje më të ngadaltë.

 

Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se konsumimi i çokollatës duhet të jetë i moderuar për shkak të sheqerit dhe yndyrës së shtuar. “Nëse njerëzit e pëlqejnë, ta shijojnë rrallë dhe në sasi të vogla,” tha Dimitrios Koutoukidis, profesor në “Universitetin e Oksfordit”.

 

Studiuesit thonë se ky zbulim mund të jetë hapi i parë drejt kuptimit se si ushqimet e përditshme mund të ndikojnë në jetëgjatësinë dhe shëndetin tonë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy