Kërcimet ndaj MCN/ Xhixho: Një media që investigon dhe denoncon, institucionet nuk reagojnë. Shteti është dorëzuar para krimit të organizuar (VIDEO)

Kërcimet ndaj MCN/ Xhixho: Një media që investigon dhe denoncon, institucionet nuk reagojnë. Shteti është dorëzuar para krimit të organizuar (VIDEO)

Deputetja e Partia Liberalë, Erisa Xhixho, në studion e “MCN Live”, komentoi kërcënimet ndaj drejtorit të përgjithshëm të MCN TV, Endri Meksi, duke theksuar se këto kërcënime mund të lidhen me qëndrimin investigativ të televizionit ndaj aferave dhe denoncimeve që ai ka bërë.

 

Sipas saj, mosreagimi i institucioneve lidhur me rastin, dëshmon se shteti është dorëzuar para krimit të organizuar.

 

Këto incidente tregojnë se shteti është dorëzuar para krimit të organizuar dhe ekziston një mungesë e reagimit të institucioneve për të mbrojtur gazetarinë dhe të drejtën e medias për të vepruar lirshëm. 

Kjo pasqyrohet nw rëndësinë e medias investigative në mbrojtjen e interesit publik.

Fakti që një televizion si MCN denoncon dhe heton afera kritike kërcënohet, nuk është një rast i izoluar, por pjesë e një modeli shqetësues.

 Heshtja institucionale, mungesa e përgjigjes nga prokuroria dhe policia tregojnë dorëzim të shtetit përpara krimit të organizuar. Çdo media që përpiqet të mbrojë qytetarët dhe të zbardhë afera duhet të mbrohet dhe të mos kërcënohet.

 

Ajo bëri thirrje për zbardhjen e ngjarjeve dhe veprime të menjëhershme nga institucionet përkatëse.

 

Politika duhet të ndërhyjë për të zbardhur rastet e kërcënimeve, duke garantuar që gazetarët të ushtrojnë detyrën e tyre në mënyrë të sigurt dhe për të mbrojtur interesin publik nga çdo përpjekje për intimidim. 

Zbardhja e këtyre rasteve është urgjente dhe nuk mund të shtyhet, pasi kërcënimet reale ndaj medias duhet të trajtohen menjëherë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy