Qeveria britanike ka nisur një sërë sanksionesh të reja, të cilat shënjestrojnë “propagandën dhe mediat shtetërore” ruse.
Mes tyre në shënjestër janë kompanitë që menaxhojnë Russia Today dhe Sputnik, me synimin për të hedhur poshtë “gënjeshtrat e Kremlinit”.
Lufta e Putinit në Ukrainë bazohet në një valë gënjeshtrash dhe ky raund i fundit sanksionesh synon ata që janë përgjegjës për propagandën e pacipë që përhap lajmet dhe historitë e rreme të Putinit.
Një deklaratë e tillë u bë nga ministrja e Jashtme britanike, Lizz Truss.
Objektivat e Londrës përfshijnë TV Novosti, një ent që kontrollon kanalin RT të ndaluar në Bashkimin Europian dhe Britaninë e Madhe; Rossiya Segodnia, organi publik që kontrollon agjencinë e lajmeve Sputnik, Alexander Jarov, udhëheqës i Gazprom-Media dhe Sergei Briliov, një fytyrë e njohur në televizionin publik i cili intervistoi Vladimir Putin.
Nga pikëpamja ushtarake, në shënjestër u vu Mikhail Mizintsev, drejtor i Qendrës Kombëtare Ruse për Menaxhimin e Mbrojtjes, e cila jep përditësime mbi operacionet ushtarake ruse në Ukrainë.



