
Pakujdesia e pilotit mund të shkaktonte një tragjedi ajrore.
Një pilot që po pinte cigare elektronike gjatë një fluturimi ajror në Kinë bëri që avioni të ndizte alarmin e emergjencës.
Ata thonë se piloti u përpoq ta fshihte këtë fakt, por ishte pirja e cigares që aksidentalisht mbylli ajrin e kondiconuar, duke bërë që nivelet e oksigjenit të bien.
Ekuipazhi në fluturimin e së martës nga Hong Kongu në qytetin Dalian vendosi maskat e oksigjenit ndërsa aeroplani ishte në lartësinë 6 500 metra.
Më vonë, gjithçka iu kthye normalitetit.
Pasagjerët treguan se iu ishte thënë të vendosnin rripat e tyre të sigurimit pasi avioni duhet të zbriste.
Nëse një avion humbet presionin e kabinës, piloti duhet të sjellë avionin në një lartësi më të ulët për të mbajtur ekuipazhin dhe udhëtarët të sigurt. Pasi e panë se ajri i kondicionuar ishte fikur, ata e riaktivizuan atë dhe e çuan fluturimin përsëri në lartësinë normale.

Autoritetet thuhet se po hetojnë shkakun "në detaje më të hollësishme", duke shqyrtuar si regjistruesin e të dhënave të fluturimit dhe regjistruesin e zërit të kabinës për të përcaktuar saktësisht se çfarë e shkaktoi incidentin.
Linja ajrore premtoi një qasje "zero tolerancë" ndaj vendimit të ekuipazhit gjatë një lajmërimi në faqen e internetit të medias kineze Weibo.
Rregullat kineze të fluturimit ndalojnë të gjithë ekuipazhin e fluturimit për pirjen e duhanit dhe ndaluan pasagjerët nga përdorimi i cigareve elektronike në bord që nga viti 2006.
Por ka pasur akuza për pilotë që pinë duhan në bordin e fluturimeve të tjera kineze, duke përfshirë edhe vitin 2015, kur radioja shtetërore foli me pasagjerët në një fluturim në Hong Kong-Pekin, ku pretendohej se shpërndaheje tym i fortë që vinte nga kabina.



