
Në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, si cdo të hënë, astrologia Elena Demollari, hapi letrat Tarot dhe bëri parashikimin javor për të gjitha shenjat e zodiakut.
Sipas saj, në përgjithësi kjo do të jetë një javë me energji më pozitive për shumicën e shenjave.
Gjërat pritet të ecin më mirë, ndërsa shumë persona do të ndihen më aktivë dhe më të motivuar.
Dashi
Kjo javë nis me një ngritje ekonomike dhe financiare, sidomos në biznes. Dashi është në pritje të disa lajmeve të mira dhe mund të marrë edhe një fitim të papritur.Edhe nëse shfaqen pengesa, ato do të zgjidhen me kreativitet dhe vendosmëri.
Demi
Demi mund të ketë kaluar momente emocionale apo zhgënjime për një person të afërt. Dy përgjigje të rëndësishme mund t’i shfaqen përpara. Një dëshirë mund t’i plotësohet, edhe pse mund të ketë pak konfuzion dhe luhatje financiare.Në fund, do të ketë një rilindje dhe “rrota e fatit” do të jetë në anën e tyre, ndërsa një kundërshtar mund të largohet nga jeta e tyre.
Binjakët
Binjakët duhet t’i besojnë intuitës dhe zemrës së tyre. Kjo javë sjell përfitime dhe ndryshime në jetë dhe në punë. Mund të ketë pak xhelozi ose pengesa në partneritet, por familja dhe stabiliteti do të jenë të pranishëm. Gjithashtu parashikohet ngritje ekonomike në biznes.
Gaforrja
Pavarësisht pengesave dhe situatave të vështira që kanë kaluar, gjërat do të fillojnë të stabilizohen.Dikush mund t’u kërkojë të flasin ose të sqarojnë diçka. Duhet të kenë kujdes nga persona të ftohtë dhe të mos ndikohen nga opinionet e tyre.
Mund të marrin një lajm jo shumë të mirë dhe një tjetër pozitiv. Do të ketë pak stres, por edhe zgjidhje në biznes.
Luani
Kjo javë sjell konkurrencë dhe mundësi për debate apo konflikte. Luanët duhet t’i shmangin këto situata. Mund të ketë pak ankth, por qartësia do të vijë shpejt. Në biznes duhet të jenë të kujdesshëm me financat dhe shpenzimet. Për çështje ligjore këshillohet konsultimi me një avokat.
Virgjëresha
Virgjëreshat duhet të kenë kujdes nga persona që nuk janë të sinqertë ndaj tyre.Dikush mund të përpiqet t’u prishë planet. Megjithatë, universi mund t’u sjellë një dhuratë të bukur. Intuita e tyre do të jetë shumë e fortë.
Nga ana financiare pritet stabilitet dhe ngritje ekonomike, ndërsa në dashuri situata do të jetë e mirë.
Peshorja
Peshoret kanë kaluar një periudhë bllokimesh, por do t’i kapërcejnë me sukses.Mund të përballen me stres nga një person që mund të kërkojë hakmarrje. Megjithatë, në fund do t’u dalë e drejta.
Parashikohet stabilitet dhe mundësi për një udhëtim të gjatë ose largim nga vendbanimi.
Akrepi
Akrepat kanë pasur një mbingarkesë të madhe dhe mund të kenë menduar të dorëzohen, por nuk e kanë bërë.Në fund do të shfaqet një dritë shprese. Do të ketë ndryshime të mëdha në punë, dashuri dhe familje.
Nëse kanë çështje pronash, mund të ketë vështirësi, por në fund do të dalin të fituar dhe do të ketë ngritje financiare.
Shigjetari
Kjo javë mund t’i gjejë Shigjetarët pak të pasigurt dhe emocionalë. Mund të ketë edhe lot gëzimi.Një person negativ mund t’u shkaktojë shqetësim. Duhet të kenë kujdes nga iluzionet dhe pritshmëritë e tepruara.
Megjithatë, në fund do të marrin lajme të mira dhe mund të ndodhë edhe një udhëtim i papritur jashtë vendit.
Bricjapi
Bricjapët mund të kenë kaluar momente të vështira emocionale, por në fund do të marrin një përgjigje pozitive për diçka që kanë pritur. Luhatjet financiare do të stabilizohen.Kundërshtarët mund të largohen nga jeta e tyre dhe do të nisin iniciativa të reja.
Mund të ketë edhe një fitim të papritur. Kjo është një nga shenjat më me fat të javës.
Ujori
Ujorët duhet të kenë kujdes nga persona që mund të shpifin apo të përhapin thashetheme.Mund të ndihen pak të mërzitur në fillim, por universi mund t’u sjellë diçka të bukur në fund. Duhet të shmangin mendjemadhësinë.
Parashikohet ngritje ekonomike, por edhe pak kujdes për shëndetin.
Peshqit
Peshqit mund të përballen me disa bllokime mendore, por në fund do të marrin situatën në dorë.Një vendim i rëndësishëm do të merret gjatë kësaj jave. Nga ana financiare pritet stabilitet dhe përmirësim.
Mund të ketë një arritje akademike, si një diplomë, ose një mundësi për të udhëtuar apo për t’u larguar jashtë vendit, duke sjellë edhe ngritje ekonomike.



