Pas largimit të Hashim Thaçit dhe zgjedhjes së tij në postin e Presidentit, Partia Demokratike e Kosovës ka nisur punën për zgjedhjen e kryetarit të ri.
Këtë të martë Këshilli Drejtues i PDK-së do të caktojë datën e mbajtjes së konventës së përgjithshme në të cilën do të zgjidhet drejtuesi i ri i kësaj partie.



