Ballkani Perëndimor e ka vendin në BE, por elitat politike duhet të bëjnë punën e tyre

Ballkani Perëndimor e ka vendin në BE, por elitat politike duhet të bëjnë punën e tyre

Ballkani Perëndimor duhet të bashkohet me BE-në, por elitat politike rajonale duhet të bëjnë pjesën që u takon. Ky është një nga përfundimet e panelit të parë të konferencës së djeshme "Perspektivat e Ballkanit 2020: Lufta për një Përfshirje në Kohë", organizuar nga Fondacioni i Kolegjit të Mbrojtjes të NATO-s.

Nuk ka dyshim për ne që kjo pjesë e Evropës duhet të bashkohet me BE-në dhe institucionet euro-atlantike. Pika e mbërritjes duhet të jetë e dukshme dhe konkrete. Ballkani është i rëndësishëm sepse ky është rajoni në të cilin BE dhe NATO punojnë ngushtë së bashku për të mirën e të gjithëve”, tha Alessandro Minuto-Rizzo, President i Fondacionit të Kolegjit të Mbrojtjes të NATO-s në fjalët e tij përshëndetëse.

Paneli i parë i titulluar "Mënyrat dhe mjetet për një përfshirje të besueshme" trajtoi gjendjen aktuale të BE-së dhe integrimit në NATO të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe çfarë mund të bëhet për t'i përmirësuar ato.

Diskutimi u hap nga Maciej Popowski, Ushtrues i Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Drejtorisë së Përgjithshme për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit, i cili tha se integrimi i Ballkanit Perëndimor është një përparësi kryesore e BE.

Ai tha se me prezantimin e metodologjisë së re, qëllimi është që të bëhet më i parashikueshëm procesi i zgjerimit. Negociatat do të organizohen në gjashtë grupe dhe kjo do të krijojë më shumë qartësi për vetë vendet. Ai shtoi se paketa e zgjerimit do të paraqitet javën e ardhshme.

Popowski tha se raporti i këtij viti i Komisionit Evropian do të ndikohet nga pandemia COVID-19, e cila ka prekur të gjithë rajonin.

Pasojat do të jenë të rënda dhe ne po mbështesim rimëkëmbjen ekonomike afatgjatë të Ballkanit Perëndimor. Komisioni do të përfshijë një plan investimi për rajonin. Do të bëjë një lidhje midis Komisionit të Von der Layen dhe BE-së në tërësi”, shpjegoi Popowski.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy