Punësonin gra për kultivimin e kanabisit, 4 të arrestuar në Krujë

Punësonin gra për kultivimin e kanabisit, 4 të arrestuar në Krujë

Katër persona janë arrestuar nga policia e Krujës, pasi dyshohet se rekrutonin punonjës, kryesisht gra, për të punuar në kultivimin e kanabisit. Hetimi i prokurorisë së Krujës ka çuar në arrestimin e Edmond Kadiut dhe Elton Babait, të dyshuar si organizatorë, Elton Barokës, personi që siguronte punëtorët dhe Idajet Gashit, shofer i furgonit që transportonte punëtorët në parcela. Të arrestuarit janë të gjithë banorë të Fushë-Krujës.

Po ashtu, gjatë ndërhyrjes së policisë në përfundim të këtij hetimi, është bërë i mundur zbulimi i disa parcelave me rreth 5000 bimë kanabis.

Edmond Kadiu dhe Elton Babai, banorë të Fushë–Krujës, kishin financuar mbjelljen e një sasie bimësh narkotike të llojit kanabis sattiva në zonën që përfshin Njësia Adminstrative Bubq e Bashkisë Krujë.

Në këtë kuadër, u shoqëruan edhe 16 persona të tjerë, kryesisht gra, të cilët kishin punuar për disa ditë në parcelën ku ishin kultivuar kanabis.

Pas marrjes së tyre në pyetje, doli qartë veprimtaria kriminale e personave të arrestuar.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Edmond Kadiu u sekuestruan 3 000 000 lekë të reja dhe një automjet BMV të tipit X6 , po kështu u sekuestrua një automjet tip Benz CLS i prodhimit të viteve të fundit, në pronësi të shtetasit Elton Babai, si dhe furgoni që transportonte punëtorët për në parcelat me kanabis.

Nga kqyrja e parcelës rezultoi që në të ishin kultivuar mbi 5 – 6 mijë bimë të tipit kanabis sativa, të cilat ishin në fazën e pjekjes. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy