
Shtatë autobusë të mbushur me ushtarë rusë u dërguan në Bjellorusi, në Gomel, në Qendrën për Mjekësinë Bërthamore, për shkak të frikës nga rrezatimi.
Një fakt i tillë raportohet nga Ukrainskaya Pravda, duke cituar informacione të qarkulluara në rrjetet sociale, të cilat tregojnë se “ushtarët rusë sillen rregullisht në këtë qendër”.
Megjithatë, lajmi duket se konfirmon alarmin për rreziqet e drejtuara drejt ushtrisë së Moskës, e cila javët e fundit kishte marrë kontrollin e ish-centralit bërthamor të Çernobilit, pa mbrojtjen e nevojshme, pasi kaluan një pyll shumë të kontaminuar.
Sipas teknikëve ukrainas të termocentralit, ushtarët u dërguan në një “mision vetëvrasës”.
Energoatom (National Electronuclear Generation Company) vëren se ushtarët rusë janë të ekspozuar ndaj rrezatimit të jashtëm dhe të brendshëm në Zonën e Përjashtimit të Çernobilit.
Më 26 mars, Ministria e Mjedisit e Ukrainës njoftoi se 31 zjarre me një sipërfaqe totale prej mbi 10 mijë hektarësh ishin identifikuar në zonën e përjashtimit pranë uzinës dhe ndotja radioaktive kishte ardhur në rritje.
“Pylli i kuq”, është quajtur i tillë pasi majat e pemëve u kthyen në të kuqe nga rrezatimi pas aksidentit katastrofik të vitit 1986, duke u shpallur i pasigurt nga shkencëtarët për rreth 24 mijë vjet.



