Zbulohet e vërteta e vdekjes së armikut të Putin dhe mikut të oligarkut Berezovski (VIDEO+FOTO)

Zbulohet e vërteta e vdekjes së armikut të Putin dhe mikut të oligarkut Berezovski (VIDEO+FOTO)

Vdekja e biznesmenit rus Nikolai Glushkov po hetohet si vrasje nga policia e Mbretërisë së Bashkuar.

Biznesmeni rus në arrati, i njohur si kritik i Putin, u gjet i vdekur në tualetin e apartamentit të tij në Londër tre ditë më parë.Në qafë mbante një shallë.

Policia thotë se Glushkov vdiq nga "ngjeshja në qafë". Policia kundër terrorizmit, e cila ka udhëhequr hetimin që në fillim, tani po e trajton vdekjen si vrasje.

Nikolai-Glushkov-Vladimir-Putin-931242

Sipas policisë, në këtë fazë të hetimeve nuk ka prova që lidhin vdekjen me incidentet në Salisbury.

Glushkov, 68 vjeç, u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në jug të Londrës të hënën e kaluar. Vdekja erdhi një javë pasi ish spiun rus Sergei Skripal dhe vajza e tij Julia mbetën të sëmurë rëndë nga një helmim i agjentëve nervor në qytetin Salisbury.

Mr Glushkov's friend  Boris Berezovsky was found dead in his Berkshire home in 2013 and the death of another of their circle, Badri Patarkatsishvili, is also unexplained

Detektivët janë duke analizuar me hollësi çdo informacion që do të ndihmojë hetimin, ata thonë se hetuesit e antiterrorizmit po udhëheqin rastin “për shkak të shoqatave që Glushkov besohet të kenë pasur”.

Glushkov ka qenë ish-zëvendës drejtor i linjës ajrore ruse Aeroflot. Ai u burgos në vitin 1999 për pesë vjet pasi u akuzua për pastrim parash dhe mashtrim.

Glushkov ishte një bashkëpunëtor i Boris Berezovskit, një oligarku rus dhe kritik i Kremlinit i cili vdiq në rrethana të diskutueshme në vitin 2013.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy